BREAKING NEWS

EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga kati i katërt, zbardhen detajet e para

EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga
x
BREAKING NEWS

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja çfarë po ndodh në selinë blu

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja
x
BREAKING NEWS

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon Partinë Socialiste: Nuk më lejojnë të...

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon
x
BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x

Aktualitet

EMRAT/ Zbardhet e gjithë skema për arrestimin e mjekëve, ishin mbajtur 3 muaj nën vëzhgim, kush është mjekut dhe tekniku i Imazherisë në QSUT. Reagon Policia

EMRAT/ Zbardhet e gjithë skema për arrestimin e mjekëve, ishin

Një mjek dhe një specialist teknik për bërjen e skanerit janë arrestuar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Emri e mjekut dhe specialistit të imazherisë të arrestuar mëngjesin e kësaj të premteje në QSUT  janë mjeku Nazmi Metaliu dhe tekniku Astrit Masnaku, të cilët janë prangosur për shkak se merrnin para për të ofruar bërjen e skanerit për pacientët.

Burime bëjnë me dije se mjekët kishin 3 muaj që ndaj tyre kishte nisur një hetim për abuzimin me detyrën.

Policia dhe grupi hetimor mundi të faktonte me prova se mjeku dhe specialisti i imazherisë merrnin para nga pacientët ëpr kryerjen e skanerit.

“Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës, iu mundësonin qytetarëve të ndryshëm, kundrejt shumave monetare, bërjen e skanerit, në kundërshtim me rregulloren e Spitalit, për kryerjen e kësaj procedure”, thuhet në njoftimin e policisë”, sqaroi policia.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Finalizohet si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Skaneri”, për gjurmimin dhe goditjen e rasteve të korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës. U morën para pacientëve, për të shmangur procedurën standarde spitalore, për bërjen e skanerit, vihen në pranga 2 shtetas (mjeku dhe tekniku i Shërbimit të Imazherisë në QSUT).

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me qëllim konstatimin e rasteve të korrupsionit dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të tyre, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Skaneri". Si rezultat i këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit:

– N. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, me profesion mjek;

– A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, me profesion teknik imazherie.

Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës, iu mundësonin qytetarëve të ndryshëm, kundrejt shumave monetare, bërjen e skanerit, në kundërshtim me rregulloren e Spitalit, për kryerjen e kësaj procedure. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.