BREAKING NEWS

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me
x
BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x

Aktualitet

Ndizet keq debati mes deputetit dhe analistit live në studio: Kur të ofendosh gjej një mënyrë tjetër

Ndizet keq debati mes deputetit dhe analistit live në studio: Kur të

Deputeti Ferdinand Xhaferaj është "përplasur" me Ergys Mërtirin në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, për rikthimin e Lulzim Bashës. 

Sipas Xhaferajt, Basha nuk ka asnjë arsye të rikthehet si lider i PD-së, por ai duhet të japë kontributin brenda grupit parlamentar. Madje ai deklaroi se në rast të rikthimit të Bashës si kryetar i PD, do të kalojë deputet i pavarur. 

Gjatë debatit mes deputetit dhe analistit, pati një shkëmbim të tensionuar, ku Mërtiri i rikujtoi disa gafa nga e shkuara e tij.  

Debati: 

Ergys Mërtiri: Ti ke thënë do të pastrojmë cilësinë e diellit...

Ferdinand Xhaferaj: Kur të ofendosh gjej një mënyrë tjetër, jo kaq brutale. Mund ta thuash me më shumë takt. Nëse unë them që Basha mori paratë e pallatit të Vlorës, apo kunati bizneset, ti më thua mua cilësinë e diellit. Po flasim për një lapsus, por edhe me këtë lapsus dola deputeti më i votuar.

Ergys Mërtiri: Ke thënë do të sjell eshtrat e Ismail Qemalit! 

Ferdinand Xhaferaj: Këtë e thua ti. Unë them se si ka vjedhur filani, ti merresh me lapsuse.

Ergys Mërtiri: Ismail Qemali në Vlorë, ti thua jemi në negociata me italianët...

Ferdinand Xhaferaj: Po të hapet raporti, del kush e ka bërë lapsusin. Të hapet ai raporti dhe del. E kupton që edhe kur vijnë ushtarët e Lulzim Bashës këtu, unë jam rehat sepse me mua merren me dy lapsuse.

Ergys Mërtiri: Ti për këtë mbahesh mend o zotëri.

Ferdinand Xhaferaj: Për ty, por qytetarët më mbajnë mend se i rendita Belind Ballukut argumentat për Portin… Unë nuk flas për ty, por për qytetarët.

Ergys Mërtiri: Unë kështu të mbaj mend. Problemi është që këta nuk duan të lexojnë rezultatin. Këta po shkatërrojnë partinë e tyre.