BREAKING NEWS

Ndryshime të reja në qeveri, zbardhet vendimi i fundit

Ndryshime të reja në qeveri, zbardhet vendimi i fundit
x
BREAKING NEWS

KLSH kallëzon në SPAK 8 punonjës të ‘Shëndetësisë’

KLSH kallëzon në SPAK 8 punonjës të
x
BREAKING NEWS

‘Tërmet’ në PD, Lulzim Basha i jep postin e rëndësishëm Roland Bejkos

‘Tërmet’ në PD, Lulzim Basha i jep postin e
x
BREAKING NEWS

“Nuk jeni ishull i pavarur”, Manja prezanton drejtorin e Shërbimit të Provës dhe i jep urdhrat e prerë: Nuk jeni të paprekshëm, porosia ime një dhe e vetme!

“Nuk jeni ishull i pavarur”, Manja prezanton drejtorin e
x
BREAKING NEWS

Helidon Bushati dha dorëheqjen, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente, ia beson Shkodrën krahut të tij të djathtë (EMRI)

Helidon Bushati dha dorëheqjen, Lulzim Basha bën lëvizjen
x
BREAKING NEWS

“Ky është skandal e shkuar skandalit”, Klodiana Lala plas ‘bombën’: Gjella e prishur që po gatuhet nga...

“Ky është skandal e shkuar skandalit”, Klodiana Lala plas
x
BREAKING NEWS

Ç’do të bëjë Berisha tani që gjykata njohu Bashën kryetar të PD-së? Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat dhe bën paralajmërimin e fortë: Saliu do...

Ç’do të bëjë Berisha tani që gjykata njohu
x
BREAKING NEWS

Lufta në PD/ Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm, tregon çfarë do ndodhë me Lulzim Bashën

Lufta në PD/ Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm, tregon
x

Aktualitet

Zbardhen të tjera detaje dhe dëshmi për ngjarjen që tronditi Vlorën/ Nga njëri divorc te tjetri, jeta e vështirë dhe fjalët e fundit të nënës 34-vjeçare që u hodh me fëmijën 1-vjeç nga pallati

Zbardhen të tjera detaje dhe dëshmi për ngjarjen që tronditi

Pamela Mërtiri 34-vjeçe që u hodh nga pallati së bashku me fëmijën 1-vjeç sot në Vlorë po kalonte momente të vështira pas divorcit nga bashkëshorti.

Fqinjët u shprehën se Pamela kishte gati 7 muaj që jetonte në Tiranë me nënën e saj, e cila gjithashtu ishte divorcuar vite më parë nga bashkëshorti, Viron Mërtiri, mjek i njohur në qytetin bregdetar, tashmë në pension.

Një banore në lagjen “Pavarësia” u shpreh se Pamela i kishte kërkuar nënës që të shkonte në Vlorë. Por sot në mesditë ishte larguar nga banesa. E ëma kishte dalë që ta kërkonte, e shqetësuar, pasi vajza prej disa javësh kishte shfaqur shenja depresioni.

Ishte vajzë shumë e mirë. Jetonin në Tiranë. Doli doktor Vironi në pension dhe ikën në Tiranë të gjithë. 7-8 muaj kishin që ishin ndarë. I kishte thënë të ëmës, dua të vete në Vlorë. Erdhën këtu, takova edhe unë të ëmën dhe më tha kam Pamelën sëmurë, ka kriza nervore.

I thashë merri ilaçe çupës dhe mos e lër vetëm. Sot erdhi më trokiti në derë, më tha e ke parë gjë Pamelën dhe djalin, jo i thashë edhe dola me vrap te hyrja nga ballkoni mos është hedhur se e mora me mend çfarë do bëjë. Kishte një muaj që kishte shfaqur probleme. Dje erdhën në Vlorë. Doktor Vironi po e kërkonte bashkë me të shoqen” thotë banorja.

Një tjetër banore tregoi momentin kur e gjeti pa shenja jete, pasi ishte hedhur nga pallati me fëmijën. “Ia mata pulsin, nuk dëgjohej, nuk më dha shenja, i hodha batanije, i hodha ujë.

Nuk e njihja, nuk e dija që ishte vajza e doktorit. Nuk e pashë kur u ngjit në pallat, vetëm zhurmën dëgjova. Edhe fëmijën nuk e pashë, vetëm atleten pashë. Unë mendova se mos e ndiqte ndonjë dhe se është hedhur me shpejtësi. Jemi shumë të tronditur”.

Pamela ishte farmaciste në Tiranë. Na ka tronditur shumë, mezi po flas. Babai është mjek në pension. Nuk dimë çfarë kishte” tha një tjetër banore.