BREAKING NEWS

KUJDES! Paralajmërojnë meteorologët: Ja çfarë do të ndodhë me motin më 1 Shkurt

KUJDES! Paralajmërojnë meteorologët: Ja çfarë do
x
BREAKING NEWS

"Duhet të largohesh nga PD! Si i fitove ti 32 mln euro?", drejtuesi demokrat në Fier i jep përgjigjen e fortë Berishës: Ish-politikani i korruptuar vetëm vjell vrer sepse ka inat se...

"Duhet të largohesh nga PD! Si i fitove ti 32 mln euro?",
x
BREAKING NEWS

Edi Rama jep lajmin e mirë: Kemi menduar dhe për fëmijët

Edi Rama jep lajmin e mirë: Kemi menduar dhe për fëmijët
x
BREAKING NEWS

Deklarata e bujshme e Lulzim Bashës: Dy dëshmitarë kyç mund të çojnë pas hekurave gjysmën e qeverisë Rama

Deklarata e bujshme e Lulzim Bashës: Dy dëshmitarë kyç
x
BREAKING NEWS

Gazment Bardhi i përgjigjet akuzave të Sali Berishës: Sulme të pa padenja, por të padëmshme

Gazment Bardhi i përgjigjet akuzave të Sali Berishës: Sulme
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat e forta për drejtuesin demokrat në Fier: Duhet të largohesh nga PD! Si i fitove ti 32 mln euro?

Sali Berisha nxjerr prapaskenat e forta për drejtuesin demokrat në
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë: Ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Ministria e Shëndetësisë: Ja si paraqitet situata epidemiologjike
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha përballet me surprizën e pakëndshme rrugës për në Korçë, ndërhyn urgjent policia

Lulzim Basha përballet me surprizën e pakëndshme rrugës
x

Kultura

Shoqata e Botuesve Shqiptarë: Ministria e Arsimit po përpiqet të përfundojë me presione të ndryshme listat e pasurimit të bibliotekave shkollore

Shoqata e Botuesve Shqiptarë: Ministria e Arsimit po përpiqet të

Pasurimi i bibliotekave shkollore ka dhjetë vjet që nuk bëhet. Kështu shprehet Shoqata e Botuesve Shqiptarë, në lidhje me problemet me furnizimin librave. Në qëndrimin e saj ditët e fundit SHBSH shprehej me kritika ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Sipas, SHBSH ministria po përpiqet të përfundojë me presione listat e pasurimit të librave. “Çorba që po gatuan Ministria e Arsimit me listat e pasurimit të bibliotekave shkollore. Duke shkelur rregullat më elementare të një shoqërie demokratike dhe të një shteti demokratik, rregulla bazë të së cilës janë transparenca dhe bashkëpunimi, Ministria e Arsimit po përpiqet të përfundojë me presione të ndryshme, listat e pasurimit të bibliotekave shkollore. Ka një kundërshti totale dhe parimore brenda bordit, për të miratuar ose jo variantin e parë të propozuar nga bordi, me shumë tituj të rinj edhe nga botimet e viteve të fundit, apo variantin e shëmtuar të diktuar nga drejtuesit e MASH-it”, shprehej shoqata më 15 tetor. Shoqata shkruan se dhuna dhe këmbëngulja për të deformuar një proces profesional për hartimin e listave me librat më të mirë për bibliotekat shkollore, po kalon çdo kufi. “Madje presionet dhe ngutja me të cilën MASH kërkon t'i imponohet edhe bordit që e ka zgjedhur vetë, janë në kundërshtim me urdhrin e ministres së Arsimit, ku thuhet shprehimisht: "Bordi i administrimit duhet të hartojë listën me titujt e veprave artistike dhe të lëndëve shoqërore duke marrë parasysh edhe propozimet e paraqitura nga shtëpitë botuese..."”, vijon SHBSH në qëndrimin e saj, që është publikuar dhe në rrjete sociale.

Dëmtimi i procesit

Shoqata e Botuesve Shqiptarë shkruan se kufizimet më pas, në propozimet me vetëm 5 tituj për çdo shtëpi botuese dhe presionet e këmbëngulja për të vënë apo hequr, apo mos hequr, autorë apo tituj të preferuar apo jo të preferuar nga listat e Ministrisë së Arsimit, jo vetëm nuk janë korrekte dhe as profesionale, por dëmtojnë gjithë procesin dhe deformojnë qëllimin: pasurimin e bibliotekave shkollore me librat e autorët më të mirë. “Kufizimet janë vetëm për të fshehur qëllimet e fshehta dhe të pasinqerta, apo edhe paditurinë e drejtuesve të MASH. Kriteri themelor për këtë proces duhet të jetë cilësia e autorëve dhe librave. Asnjë kufizim tjetër nuk duhet të ekzistojë”, vijon shoqata. Sipas botuesve çdo kërkesë apo sajim tjetër është veçse pengesë që paratë e buxhetit të shtetit të përdoren ashtu siç duhet dhe bibliotekat e nxënësve të pasurohen me librat që duhet. “Mendojmë se themeli i këtij procesi të dyshimtë është, në radhë të parë, në faktin që bordi me sa duket nuk ishte formuar me profesionistë të vërtetë të punës me librin. Së dyti, shumica e tyre komandohen me një bilbil nga Ministria e Arsimit, duke qenë mësues të zakonshëm apo punonjës të bindur të administratës shtetërore. Na vjen keq që e themi këtë, por është një situatë e dëmshme, të cilën e patëm parashikuar dhe e kemi thënë kohë më parë. Po ashtu siç kuptojmë edhe lëshimet që u bëhen disa botuesve të librave shkollorë, të cilët kanë një marrëdhënie preferenciale me Ministrinë e Arsimit”, pohojnë botuesit. Për SHBSH ka 10 vjet që nuk po bëhet pasurimi i bibliotekave shkollore dhe tani që duket se ka një përpjekje, ajo nuk është në mënyrën e duhur.