BREAKING NEWS

The organizing group of the arms business in Gërdec is about to sink, the prosecutors are expected to take the facts from the American Justice in their hands, the order letters in the USA are launched, information will also be obtained about Patrick He...

The organizing group of the arms business in Gërdec is about to sink, the
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: This is why the socialists and Gentiana Sula blocked the opening of Ilir Metaj's spy file, we expect that the "syringe with sea water" that the DASH senior official injected into SPAK prosecutors will lead to the arrest of "heavyweights"

Daut Gumeni: This is why the socialists and Gentiana Sula blocked the opening of
x
BREAKING NEWS

The scandal erupts, the Parliament of Albania is accused of voting without a quorum on the Law on Strategic Investments, this is how the Constitution was overturned by the majority, the fraud is revealed

The scandal erupts, the Parliament of Albania is accused of voting without a
x
BREAKING NEWS

The dubious wealth of the "sheikh" of the Assembly Laert Duraj who challenges the old "wolves" in politics, apartment 200 thousand euros, 11 bank accounts, staggering profits from rent, 180 thousand euros from property sales, how he justified the milli...

The dubious wealth of the "sheikh" of the Assembly Laert Duraj who
x
BREAKING NEWS

Here are the deals of the SP and Reestablishment, how they are defending the corruption of Klodian Allajbeu and Vilma Nushi, thefts with "Hemodialysis", "Check Up", "Laboratories" and "Sterilization" are proven, arrests are expected from SPAK

Here are the deals of the SP and Reestablishment, how they are defending the
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha set up a commission to destroy SPAK and the Justice Reform, here are the new "non-women" deals with the prime minister to block arrests

Rama-Berisha set up a commission to destroy SPAK and the Justice Reform, here
x
BREAKING NEWS

The Port of Vlora scandal broke, this is how Samir Manes was forgiven 57 thousand square meters of land, 2 ministers were implicated, SPAK takes over the lawsuit against the government mega-oligarch

The Port of Vlora scandal broke, this is how Samir Manes was forgiven 57
x
BREAKING NEWS

The well-known journalist warns of sensational arrests in the coming days, here are some of the "scorching" files that SPAK is investigating and the scheme followed by BKH agents to arrest Jorgo Goro, the acting mayor of Himara was intercepted for 4 mo...

The well-known journalist warns of sensational arrests in the coming days, here
x

Opinion / Editorial

Measures should be preventive, not after accidents occur

Measures should be preventive, not after accidents occur

Brenda  javës që u mbyll ndodhën gjashtë aksidente, ku katër persona humbën jetën. Një i ri, nget makinën nën efektin e drogës dhe alkoolit me shpejtësi marramendëse, pa patentë, shkel semaforin, dhe goditi rëndë një çift me vajzën e tyre tre muajshe që po kalonin brenda gjithë rregullave për  në anën tjetër të trotuarit. Fëmija shpëtoi paq, kurse çifti  ndodhet ende në  rrezik për jetën i shtruar në spital. Pasi arrestohet, ky tip shoferi, jo vetëm nuk kërkon ndjesë, por pa të keq  mohon  të gjitha akuzat, sikur të ketë qenë në lojë me kukulla. Një tjetër i ri, pa zbatuar asnjë shenjë të qarkullimit, merr kthesën si t’i teket dhe me kapriçiozitet rinor, u shkakton vdekjen një çifti turistësh polakë. Dy punëtorë humbën jetën, njeri në Tiranë dhe një në Llogara, pasi ranë nga lartësia e  ndërtesave përkatëse  ku punonin për një  kafshatë bukë. Një shofer  tjetër në Berat, pa respektuar asnjë rregull të sinjalistikës “fluturon” me makinën e tij dhe përfundon  në një magazinë frutash. Kështu nga mëngjesi në darkë, na trishton kronika e zezë. Para ca kohësh  xhaxhai vrau nipin për një copë oborr që  e kishin të përbashkët, të cilin kishte tentuar ta vriste edhe më parë. Më tej  vazhdon lajmi i kronikës së zezë: vjehrri vret dhëndrin, i cili ishte në proces divorci me vajzën e tij, në dyert e gjykatës, një tjetër në Librazhd  u vetëvar në një pemë. Në kohë shiu do të dëgjojmë se Shqipëria përmbytet nga uji, dhe në kohë vape jepen njoftimi për flakë  zjarri  që kanë përfshirë  pyjet. Por e palejueshme është se në këto raste viktimat përdoren për satiskë, dhe  organet kompetente kujtohen të marrin masat e duhura, pasi ndodhin tragjedi të tilla. Pas ngjarjes nis një aksion si “flakë kashte” dhe  pas disa ditësh  gjendja rikthehet në anormalitetin që ishte. Pas dy aksidenteve që përmendëm më lart, menjëherë u dha njoftimi se “ menjëherë forcat e policisë forcuan kontrollin  ndaj shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit e që drejtojnë mjetin nën efektin e pijeve alkoolike!” Po pse duhet të ndodhë një herë e keqja, dhe pastaj të kujtohen organet kompetente  “të marrin masat e duhura?” A janë dhjetra policë e zyrtarë të ndryshëm që paguhen nga taksat e shqiptarëve,  të cilët kanë për detyrë të “forcojnë kontrollin” e të  parandalojnë aksidente e tragjedi të tilla dhe jo “të turren” kur katastrofa ka ndodhur!?  Shumica e “trimave” që bëjnë aksidente, janë ata që disa herë i kanë xhiruar gomat “triumfalisht” edhe para punonjësve të policisë. Është absurd rasti i një shoferi, që e kishte për të tetën herë që shkelte rregullat e qarkullimit dhe nuk “i kishte hyrë gjemb në këmbë!” Dhe shoferë të tillë arrogantë nuk ndëshkohen për dy arsye: ose policët i kanë frikë, ose ata korruptohen me to. Në të dy rastet persona të tillë nuk duhet ta mbajnë më uniformën e policit. Çdo përdorues rruge, duhet të zbatojë rregullat, si qytetari ashtu dhe drejtuesi i mjetit, dhe në çdo rast duhet përcaktuar qartë faji dhe secili të marrë atë që meriton. Po ç’kusur ka kalimtari i shkretë, si çifti që përmendim më lart, i cili duke kaluar në viza të bardha, vjen një rrugaç i droguar e i rrezikon  jetën. Marrja e masave si “kofini pas të vjelave”,  pas ngjarjes, nuk i duhen më askujt, nëse ikin për teka shoferësh  jetë njerëzish. Disa raste vdekjesh kanë ndodhur, siç thamë më lart, ngaqë punëtorët kanë rënë nga lartësitë e ndërtesave ku punojnë. Por nëse do të merreshin masat e duhura nga firma ndërtuese, nëse do të kontrollohej me rreptësi nga ana e kompetentëve zbatimi i rregullave të sigurimit teknik, nuk do të kishim përsëritje të vrasjeve të tilla. E njëjta gjë ndodh edhe me fatkeqësitë natyrore. Shumë njerëz të pafajshëm humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit, dhe shumica e ndërtesave u shembën ngaqë nuk ishin ndërtuar sipas parametrave teknikë. A janë kontrolluar cilësisht këto pallate, kur janë marrë në dorëzim?Apo edhe këtu korrupsioni e ka bërë punën e vet. Si shpjegohet që pallatet e ndërtuara në kohën e Enverit nuk u rrëzuan asnjë, ose patën dëmtime shumë të lehta pa shkatuar fatkeqësi njerëzore? Ndodhin çdo vit përmbytje, sepse  firma të babëzitura  gllabërojnë zhavorrin e lumenjve, nuk mbahen në gatishmëri kolektorët, nuk ndërtohen prita aty ku duhen dhe masat ndëshkuese, ose nuk merren fare, ose merren me vonesë. Sapo fillon thatësira, vërshojnë zjarret nëpër pyje, kudo nëpër Shqipëri, ku  shumica janë  të qëllimshme, dhe nuk merren masa që të mos ndodhin më. “Po të ketë ligje të forta, thoshte i moshuari i fshatit tim, çdo fatkeqësi natyrore parandalohet, me përjashtim të stuhisë dhe vullkaneve. Këto të dyja janë objektive dhe vetëm zoti e ka fuqinë ndaj tyre.” Në kohën e monizmit mbaheshin mjetet zjarrfikëse në gatishmëri të plotë, dhe po të binte një xixë zjarri, jepej alarmi, ngriheshin të gjithë në këmbë e çdo zjarrvënie parandalohej .  Mbaj mend që brigadierin e fshatit tim, e dënuan një  vit burg, sepse nga pakujdesia u dogj një hangar i vjetër  bosh, dhe ai nuk kishte mbajtur të mbushur fuçinë me ujë. Gjithashtu  burim konfliktesh që çojnë në  humbje jete, shpesh herë  bëhen edhe gjykatat, të cilat, ose nuk japin drejtësi ose i zvarritin për arsye korrupsioni hetimet gjyqësore. Disa vetëgjyqësi kanë ndodhur ngaqë gjykata nuk kanë dhënë drejtësinë në kohën e duhur dhe organet kompetente kanë marrë masa të lehta, ose i kanë toleruar fare gjyqtarë të tillë. Pas tri vjetësh sorollatje nëpër dyert e gjykatave , për të marrë pronën e tij që e dispononte me tapi të rregullt, por që ia kishin dhënë padrejtësisht një tjetri, një qytetar nga Elbasani u detyrua të merrte pushkën e ta vriste rrëmbyesin e pronës. Por më absurdja është që persona të tillë, të veshur me pushtet, që e kanë për detyrë të marrin masa parandaluese, jo vetëm që nuk vihen para përgjegjësisë, por përkëdhelen dhe strehohen të vende pune më të majme. Denoncohen gjykatës e prokurorë që kanë bërë tjetërsimin e pronës, të cilat  kanë çuar deri në vrasje, apo vetëvrasje të pronarëve të ligjshëm, dhe pasi  është bërë zhurmë ca ditë, madje mund të jetë pezulluar edhe ndonjë gjyqtar  nga detyra, gjendja është rikthyer siç ishte. Lind një pyetje: pse nuk kishte kaq shumë vrasje,  zjarre, ngujime, tragjedi nga tërmeti e nga  përmbytje në monizëm? Përgjigja është se zbatoheshin me rreptësi ligjet. “E po atëhere ishte diktaturë - mund të thotë ndonjë “demokrat” e ishe i detyruar të zbatoje ligjet! Po kush ka thënë që në demokraci nuk ka  ligje!? Përkundrazi, kur flasim për shtet ligjor, ligjet duhet të jenë shumë më të rrepta. Pavarësisht nga mangësitë, atëhere vetë drejtuesit kryesor të shtetit ishin shembull rigoroz në zbatimin e ligjit, duke ndëshkuar ashpër nepotizmin, korrupsionin edhe kur ishte fjala për njeriun e tyre më të afërt. Kam lexuar kohët e fundit në kujtimet e një ish zyrtari të lartë të monizmit, se si kishte vepruar   Hysni Kapo, që ishte në majë të piramidës shtetërore, kur i kishin arrestuar nipin, akuzuar për trafik të paligjshëm . Shkon Ministri i Brendshëm dhe e pyet Hysniun: “Po me këtë tëndin çdo të bëjmë?” Duke nënkuptuar që të bëhej ndonjë lëshim. Hysniu, që i kishte të gjitha mundësitë për ta mbrojtur, ia prêt shkurt: “në burg si gjithë të tjerët, siç janë ligjet e shtetit!” Ja ky është zbatim i ligjit. Prandaj më mirë se sa të bëhet  zhurmë kot  e  të ngrihen pyetje  gjoja prej të  shqetësuari se  “pse ndodhin fenomene të tilla”, të merren masat në kohën e duhur dhe të forcohen  ligjet  e të vihemi të tërë në mbrojtje të tij. Çdo masë ka vlerë kur merret në kohën dhe momentin e duhur. “ Çdokush mund të zemërohet, është e lehtë, - shprehej Aristoteli- por të zemërohesh me njeriun e duhur në momentin e duhur, me qëllimin e duhur, dhe në mënyrën e duhur, kjo nuk është në fuqinë e askujt dhe nuk është aspak e lehtë.”