BREAKING NEWS

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po heton prokurori Sotir Kllapi, në skaner pronat dhe llogaritë bankare, nga tërheqja e 20 mijë euro në vitin 2008, lejet për ndërtime, vila në Gjirin e Lalzit, deri te mobilimi dhe misteri i...

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po
x
BREAKING NEWS

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e fundit e pyetjeve të tij në SPAK, ja provat që e kanë fundosur, juristi Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e
x
BREAKING NEWS

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur, Myslym Murrizi zbulon se çfarë po ndodh brenda opozitës dhe tregon "recetën" që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur,
x
BREAKING NEWS

Donald Lu flet për herë të parë për pushtetarët e lartë shqiptarë që po futen të gjithë në burg për korrupsion nga SPAK dhe nxjerr “zbuluar” qeverinë Rama, si i vuri në rresht ish-ambasadori i SHBA 140 deputetë për të votuar reformën në drejtësi...

Donald Lu flet për herë të parë për pushtetarët e
x
BREAKING NEWS

Manovrat e oligarkut Klodian Allajbeu, ja si e bleu spitalin e vet Amerikan për 24 milion euro, i dha borxh kompanisë që ishte në emrin e tij, zbardhen transaksionet e dyshimta, a duhet të nisë SPAK hetim për pastrim parash?

Manovrat e oligarkut Klodian Allajbeu, ja si e bleu spitalin e vet Amerikan
x
BREAKING NEWS

Ja pse u thirr Monika Kryemadhi në SPAK, prokurorët po shikojnë mundësinë për ta lënë fillimisht në “arrest shtëpie”, avokati Idajet Beqiri që denoncoi çiftin e PL zbardh të tjera detaje bombastike për aferat familjes “Meta”

Ja pse u thirr Monika Kryemadhi në SPAK, prokurorët po shikojnë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat pas 21 qershorit, fitorja e vulës së PD si ajo e Pirros së Epirit, Argita merr frenat e Partisë Demokratike dhe përjashton grupin e Bashës nga bashkimi

Sali Berisha pa mandat pas 21 qershorit, fitorja e vulës së PD si ajo
x
BREAKING NEWS

Gjeneralë, ushtarakë, ministra dhe oligarkë drejt burgut për bazën e Sarandës, në krye të kësaj afere qëndron Presidenti Bajram Begaj, personazhi që “iu bëri gropën” në SPAK paralajmëron Edi Ramën pas sulmeve të tij ndaj drejtësisë

Gjeneralë, ushtarakë, ministra dhe oligarkë drejt burgut për
x

Opinion / Editorial

Na mungon shteti funksional...

Na mungon shteti funksional...

E shkruar plot shtatë vite më parë më 18.05.2017, një ditë pas takimit kokë më
kokë Rama - Basha në 17.05.2017, ndoshta edhe si një parashikim i saktë përçka vinte më pas….
A ndërtuam NE me dhënien e 1.000.000 votave Rilindjes/PS, një Shtet funksional pas zgjedhjeve të 23.06.2013…..
TRINOMI ELEKTORAL RILINDAS i REPUBLIKES se RE: Shtet + Punë + Mirqënie (“SHPM”)….
SHTETI është një organizëm shumë-planësh dhe shumë-funksional, i cili u siguron shtetasve te tij së pari, sigurinë e jetës, së dyti, u siguron atyre mundësi të barabarta zhvillimore, së treti, u rrit atyre dëshirën për të kontribuar në mirëfunksionimin e tij, së katërti, u siguron atyre mundësinë e ushqyerjes, shkollimit, përkujdesjes shëndetsore, punësimit dhe prosperimit në të tërë hapsirën gjeografike të këtij shteti, etj…..
PUNA është një e drejtë thelbësore për cilindo qytetar të një vendi, burimi i sigurimit të mjeteve të jetesës për të, mundësija për të mbajtur familjen dhe për të arsimuar fëmijët e tij, mjeti për të shprehur kontributin e tij në zhvillimin e prosperimin jo vetëm personal, por edhe atë shoqëror…..
MIRQËNIA është shprehëse fundore e përftimit individual dhe familjar e siguruar nëpërmjet punës dhe kontributit të individit, e cila siguron stabilitetin ekonomiko-shoqëror si dhe hap perspektivat zhvillimore jo vetëm në planin individual, e familjar por edhe në planin shoqëror….
“SHPM-ja” është një trinom i mirë-menduar në aspektin dhe për efektin elektoral nga Rilindasit, që tashmë do të bashkëqeverisin me “ideatorin dhe mbrojtësin” 90 ditor të Republikës së RE, e do të jetë pa asnjë hamendësi edhe shumë i mirë-propoganduar prej tyre deri në ditën e votimit më 25 Qershor 2017…..”Përmes kompromiseve janë gjithmonë dy humbës, përmes një beteje të ndershme vetëm një” (Henry Vaughan)…..
Në thelbin e tij praktik, një trinom i tillë është jo dhe aq bindës në raport me funksionalitetin e Shtetit, nisur thjeshte vetëm nga faktet e performancës së katër viteve 2013-2017, të qeverisjes Rilindase, dhe jo vetëm e tyre (Mazhoranca PS + LSI)…
NJË SHTET FUNKSIONAL e nis punën e tij me Aprovimin e me vënien menjëherë ne jetë të Kryereformës, atë të Reformës në Drejtësi, dhe më pas merret me reformat e tjera, që janë jo më aq thelbësore se sa ajo, dhe nuk e transformon këtë Reformë në një mall tregu për kompromise të minutës së fundit me “Çadristët e Lirisë”…..
Një Shtet funksional ua bën të pamundurën praninë në aulën e Parlamentit elementëve me të kaluar kriminale.
Një Shtet funksional që në krye të herës së pretendimit për të qenë i tillë, e “pastron terrenin e lojës” duke vënë në bangon e të akuzuarve të gjithë ATA, që nxitën shkatërimin e pasurive të këtij vendi, si dhe të gjithë ATA që u pasuruan duke abuzuar me funksionin shtetëror këto 26 vite të tranzicionit “Demon-kratik”, për tu hequr më pas dëshirën dhe mundësinë nëpunësve të tij të bëhen pjesë e këtij korrupsioni dhe vjedhjeje galopante.
Një Shtet funksional e mire-kontrollon pas instalimit të tij, vijimin e shfrytëzimit të pasurive mbi dhe nëntokësore, dhe nuk u len as më të voglën hapsirë individëve apo kompanive ti keqpërdorin ato.
Një Shtet funksional e përjashton KANABIZIMIN e vendit, edhe pse dhimbshëm NE na bën ta pranojmë këtë dukuri, mqse AI për arësye të mirfillta financiare mbush me këtë produkt fitimprurës e aromëplotë, gropën e borxheve që i lanë dhuratë para-ardhësit, Mazhoranca PD + LSI, përspo faktit se njëkohësisht mbush edhe “vetë xhepat e tij e xhepat e shërbëtorëve të oborrit të tij, që rastësisht janë gjithmonë të shpuara”.
Një Shtet funksional i një Mazhorance të majtë, nuk favorizon oligarkët, përkundrazi i takson ata realisht në mënyrë progresive, në proporcionalitet me pasurinë që ata kanë, duke e sheshuar sa me shumë të jetë e mundur hendekun pasuror në Shqipëri si dhe zbut diferencat e mëdha sociale, të krijuara nga përftimet abuzive në këto 26 vite të tollovitjeve “demon-kratike”.
Një Shtet funksional e rrit shkallën e sigurisë për jetën tonë dhe mer të gjitha masat për uljen e shkallës së krimeve.
Një Shtet funksional siguron mirë-funksionimin e një Sistemi Drejtësie dhe ndëshkimin e krimit, duke i vënë të gjithë shtetasit e tij në pozita ta barabarta para ligjit.
Një Shtet funksional nuk e rënon Shëndetësinë Publike nëpërmjet Konçensioneve të pafundme në këtë sektor, në dobi të Kompanive private brënda qerthullit të saj të interesave në kuadër të PPP-së (Partneriteti Publik Privat), që i ka ato shumë për zemër. Konçensionimi është mënyra më e lehtë e largimit të përgjigjësive në mirëmenaxhimin e një sektori, por më e rënda për kostot financjare të produkteve që ai ofron.
Një Shtet funksional largon nga programi i tij qeverisës dogma të pa realizueshme sikundër është “Shëndetësia falas”, diçka e pa konceptueshme edhe për vende ku PNB/GDP-ja e alokuar për këtë sektor varion midis 10.5% - 14% të tij, jo më te ne kur kjo shifër asnjëherë nuk e ka kaluar vlerën e 3%.
Një Shtet funksional e parashkruan dhe më pas e jetëson standartizimin e produkteve ushqimore, duke mos lejuar për asnjë moment të vetëm depërtimin në treg të produkteve jo të garantuara e potencialisht të rrezikshme për shëndetin e popullatës.
Një Shtet funksional nuk përpiqet të na i njësojë “mbeturinat/plehërat e gjelbërta” me grurin, kafen apo sheqerin.
Një Shtet funksional qartëson çdo shetas të tij se krahas sigurimit të detyrueshëm shëndetsor duhet të siguroj edhe shtëpinë, pasurinë apo biznesin e tij, sepse është ai në radhë të parë përgjegjës për to, dhe jo të gjithë NE taksapaguesit e tjerë të këtij vendi, të cilët mundemi të solidarozohemi me të, por jo të na bëhet e detyrueshme pagesa ndaj pakujdesive të të tjerëve.
Një Shtet funksional e konsideron evazionin fiskal si “krimin më të rëndë dhe më të penalizuar ligjërisht”, sepse AI si tagrambledhësi dhe taksamenaxhuesi kryesor i vendit, nuk duhet në asnjë mënyrë të favorizojë shpesh individë apo kompani të afërta në afere me të, në kurriz të taksapaguesve buxhetorë apo jo, të cilëve u llogaritet edhe një qindarkë e vetme, të cilën ata fusin ne xhepat e tyre.
Një Shtet funksional nuk i konsideron ndërtesat qeveritare si objekte arti, duke ua ndryshuar pamjen e tyre të jashtëme me neone e këpurdha dekorative, apo ua transformon muret e brëndëshme në “telajo për piktura murale”, për vetë rëndësinë historike, funksionale dhe protokollare qe ato bartin.
Një Shtet funksional nuk konceptohet si një mjedis skenik ku dilet e flitet disa herë në ditë, apo si një grumbullim publik ku shpenzohen orë të tëra për ndarjen e “Shaban/Artan tapive” të legalizimit.
Një Shtet funksional nuk duhet ti braktisë apo ti konsiderojë si qytetarë të dorës së dytë ish-pronarët e këtij vendi, sepse ata ishin dhe janë nga individët më cilësorë të këtij sistemi vlerash demokratike. Pronat e tyre nuk duhet te vijojnë të bëhen plaçkë tregu për Qeverisjet e radhës, në dobi të përftimeve të tyre personale, klanore apo pragmatiste elektorale.
Një Shtet funksional vijon sikundër edhe mirë ka nisur të urbanizojë zonat periferike krahas qëndrave të qyteteve tona, sepse një mënyrë e tillë do tu rikthejë atyre të larguarit, do tu rikthejë atyre gjallërinë si dhe interesat zhvillimore.
Një Shtet funksional ka për detyrë të mobilizojë dhe të tërheqë mendimet e sa më shumë ekspertëve në çdo fushë të veprimtarisë socio-ekonomike, dhe të mos kufizohet në këshillimet me disa individë apo kompani me të cilët i lidhin interesa të direkte apo indirekte financjare, shpesh aspak transparente për ne taksapaguesit shqiptarë.
Një Shtet funksional u siguron punë shtetasve të tij, dhe nuk i detyron ata të aplikojnë në rreth 200.000 syresh çdo vit për të emigruar në SHBA, apo reth 110.000 të tjerë të përpiqen të emigrojnë brenda një viti në Gjermani, për ti mundësuar vetes dhe familjeve të tyre mbijetesën.
Një Shtet funksional siguron rritje pagash të përvitëshme, jo më të vogël se indeksimi i inflacionit me synimin e rritjes së shkallës së mirëqënies nëpërmjet punës së ndershme, që gjithsecili ta shohë me përparësi mundësinë e jetesës dhe mbrothësimit në vendin e tij.
Një Shtet funksional ve në krye të punëve të tija djemtë dhe vajzat më të mira të këtij vendi, merr në konsideratë e vlerëson maksimalisht kontribuesit idealist për evolucionin socio-ekonomiko-politik të tij, mqse individë të tillë ka jo pak dhe të mirëshkolluar dhe profesionalisht të mirë/evidentuar si brenda dhe jashtë vendit, dhe jo të vejë në ballë të punëve shpesh “Kristalistat”, “Vitrinistat”, etj., të pa diplomuarit apo ATA/ATO me diploma fallco, ndoshta edhe më keq akoma kur ve në krye të punëve çupërlinat apo djemtë mustaqe padjersitur, ndonjë syresh prej të cilëve vuan edhe nga “analfabetizmi funksional”.
Një Shtet funksional nuk duhet që në emër të “Shqipërisë së Gjeneratës tjetër”, tu mohoj kontributet dhe të lejë në harresë ATA/ATO që i vunë gjoksin vështirësive për Demokratizimin e Vendit, për të promovuar në shumicë ATA/ATO që u gdhinë “Mjaftistë”, u ngrysën “G99-sha” dhe u lartësuan më pas në Piramidën e Rilindjes dhe të Qeverisjes së saj. Historikisht “haka shkon te i zoti”, ndaj dhe të zotërve duhet tu jepet haka e nëpërkëmbur.
Një Shtet funksional duhet të sanksionojë ligjërisht hapsirën kohore të ri-ushtrimit të mandateve të Deputetit, të Ministrit, të Kryetarit të Parlamentit, të Kryeministrit, të Presidentit të vendit apo edhe të Drejtuesve të Institucioneve Administrative, Gjyqësore, Arsimore, Shkencore, etj., për të evituar zvetënimin e tyre moral, etik e profesional në sytë tanë, si dhe për të parandaluar në një farë mënyre mundësinë e të korruptuarit dhe të shtimit të shkallës së arrogancës, që demonstrojnë në këto 26 vite “DEMON-KRACIJE”, një shumicë e individëve të promovuar në këto pozicione politike, shoqërore e shtetërore…..
Është shumë-shumë e kollajtë nga njëra anë të nxjerësh gjoksin sikundër bën shpesh Kryetari i PS-së dhe Kryeministër i vendit shoku/zoti Edi Rama, e të thuash se: “Po bëjmë SHTET”, dhe këtë gjë të të bërit Shtet e urojmë të gjithë NE, por nuk është aspak e lehtë nga ana tjetër të rritësh shkallët e FUNKSIONALITETIT të këtij shteti, e mbi të gjitha të rrisësh shkallën e mirë-perceptimit dhe të mirë-besimit ndaj këtij Shteti në elektoratin Shqiptar, sidomos të asaj pjese të elektoratit ende të pa “delezuar” në vathën Partiake të Rilindjes apo të Aleatëve të saj të djeshëm dhe të sotëm.…
Dramaturgu Englez botërisht i njohur, Xhorxh Bernard Shou është shprehur se: “Njeriu i kuptueshëm i përshtatet botës, i pakuptueshmi vazhdimisht mundohet t'ia përshtasë botën vetvetes.” ….
Të realizosh një Shtet Funksional nuk është po aq e lehtë sa mundet të ishte p.sh.: “interpretimi i një EKG-je apo realizimi i një procedure hemodinamike” nga Dr. Sali Berisha, sa mundet të ishte e lehtë “kompozimi në telajo dhe ngjyrimi i një tablloje” nga Kryeministri i vendit Edi Rama, sa mundet të ishte e lehtë “ngritja e një shtange në një garë peshëngritjeje” nga Presidenti i porsazgjedhur Ilir Meta apo sa mundet të ishte e lehtë “hartimi i një dosje gjyqësore” nga Kryetari i PD-së Lulzim Basha, fusha ku këta të katër politikanë ndiheshin si në shtëpinë e tyre, para se ne ti venim në krye të punëve tona, në krye të “grigjës” Shqiptare….
Si një qytetar i plotë-ndërgjegjësuar i Shqipërisë sonë, dhe pavarësisht objeksioneve të mësipërme, UNË vijoj të dëshiroj, të punoj dhe të kontribuoj me shumë devocion për çdo sekondë të jetës sime, vetëm e vetëm në të mirën e vendit tim, sidomos në këto kohë të trazuara kur AI ende vërtitet në tranzicionin si dhe në hezitimin mbi 26 vjeçar, se drejt cilit sistem do të orientohet.
A do të mundet më së fundmi SHQIPËRIA të orientohet:
1- drejt një sistemi plotësisht Demokratik, apo
2- drejt një sistemi që pretendon të jetë i tillë, por që ka pak thelb social-politik e eknomik të pajtueshëm me të.
A do të orientohet më së fundmi Shqipëria ime, e jotja, e jona:
1- drejt një shoqërie të shanseve të barabarta për të gjithë, pa hendeqe te thella socio-ekonomike, apo
2- drejt një shoqërie me dasi të thella ekonomike mes anëtarëve të saj, SEPSE në fund të fundit na duhet të pranojmë gojëplotë se, si e mira dhe e keqja e Shqipërisë na përfshin të gjithëve….
KOHA si gjykatësi më objektiv do të tregojë vlefshmërinë e funksionalitetit të këtij trinomi “SHPM”, produkt original elektoral “Made in Rilindja”, do ta lartësojë, do ta vlerësojë “zbehtas”apo do ta zhvlerësojë atë!!!...
Të presim, të shpresojmë, të vijojmë të kontribuojmë për ecjen përpara të vendit , POR njëkohësisht edhe të mbajmë sa më shumë sytë e veshët hapur, e TË MOS HESHTIM, në çdo moment kur vendi nën Mazhorancën e re PS + PD nuk do të eci në “Drejtimin e Duhur”….
Quo vadis Shqipëria ime!!!