BREAKING NEWS

Here are the families that control the media and make bargains with the government in Albania, "Freedom House" gives the alarm, the presence of corruption, Berisha's continuous attempts to destabilize the country and sabotage the disturbing SPAK, the r...

Here are the families that control the media and make bargains with the
x
BREAKING NEWS

Bardhyl Reso's "bombshell": Edi Rama has a file in the USA, in 2025 he will no longer be prime minister and the socialists won with votes, this is the danger that awaits him

Bardhyl Reso's "bombshell": Edi Rama has a file in the USA, in
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi explodes against Ilir Meta, hints that she is becoming his "victim", the couple is in deep crisis after sinking from SPAK

Monika Kryemadhi explodes against Ilir Meta, hints that she is becoming his
x
BREAKING NEWS

Here is the suspicious movement of money between Monika Kryemadhi and her mother who set SPAK in motion, the entire source of the fabulous wealth of the "Meta" family lies in the donation of 500 m2 of land and the saving of 5 million lek, their palace ...

Here is the suspicious movement of money between Monika Kryemadhi and her mother
x
BREAKING NEWS

The "kamikazes" of Berisha and Meta set fire to the Municipality of Tirana, the gang leader Argita Malltezi, the son of Fahri Balli, Tedi Blushi and the "socialist" Belind Kelliçi, this is what happened in the protest against Erion Veliaj

The "kamikazes" of Berisha and Meta set fire to the Municipality of
x
BREAKING NEWS

The troubles for Sali Berisha have just started, here's how all the courts closed their doors and left him in isolation, about to open other files from SPAK for murder, property robbery and theft

The troubles for Sali Berisha have just started, here's how all the courts
x
BREAKING NEWS

Edi Rama ignores the decision of the Constitutional Court for Olta Xhaçka, the SP rejects the opposition's request, the socialist MP defends her husband as a strategic investor, debates and accusations between the parties

Edi Rama ignores the decision of the Constitutional Court for Olta
x
BREAKING NEWS

Rama's scenario for the rehabilitation of "non-women" continues, Bardhi demands the inclusion of Sali Berisha in the PD group, the USA kicked her out the door, the prime minister puts her in through the window

Rama's scenario for the rehabilitation of "non-women" continues,
x

Opinion / Editorial

"Nostradamus of our times", Review by Nikollë Camaj for "Conspiracy" by Ben Blush

"Nostradamus of our times", Review by Nikollë Camaj for

After success in Albania and other Albanian-speaking territories, Ben Blushi presented this week his latest novel, "Komploti", in Tuz, Montenegro. During the presentation, Nikollë Camaj, Albanian deputy and professor of literature, a well-known figure in Tuz, held a review for "The Conspiracy"

I feel very privileged that you offered me this very special opportunity to return the book that I haven't had time to enjoy for months, if not years.

From the beginning I want to say that it was a shot return, since such books, which are read in one breath, increase the appetite to continue reading.

In books, we first look at the number of pages, and very quickly we notice if we do this to say, oh how much I have, or unfortunately, it is running out quickly.

Ben Blush's newest book, "Conspiracy", the same, at least as "Life on the island" that I had the chance to read, belongs to these two; that is, in books that immediately make you feel like you are sorry that the end is coming.

Appreciating from the beginning, that the work is as literary as it is political, perhaps also due to the fact that I know the author's affinities for both, I want to add that I read the book with the covers closed, for stop and extract something beyond what the syntax or semantics of the sentence itself tells you, respectively, the first meaning of the text, to see, enjoy and experience beyond the description that the author makes of the characters,
drives and phenomena, often through a dialogue conversational, of the form of the right lecture, where the narrator often intervened with; then he said.... two points, and continues

I had the book in my hands only 24 hours and, even if I had had all the time for it, I could hardly have given it the attention it deserves, but as an avid reader I jotted down some of my impressions, always according to Churchill's. that the report should be like the dress of an oyster: long enough to cover the subject, but short enough to add interest.

Such a scholastic, scholastic, reading approach is also imposed on me by the fact that as a literature teacher I always wanted not to tell the students everything that is inside the work, but only to reveal to them attractive elements of the work.

I always keep in mind that the promotion of a book does not have the role of scientific debate, or genuine criticism, but of presentation, with the aim of increasing interest and the desire to find and enjoy it.

Therefore I will make an attempt to mediate for the potential reader, convinced that those who will heed my recommendation, I will not disappoint them.

Gjithësesi mbetem me shpresë se nuk do t’i zhgënjej as pritshmëritë e autorit dhe të auditorit, gjithnjë i bindur se do të ma falë mysafiri ynë i nderuar, që nga unë nuk do të dëgjojë qasje empirike dhe fjalë të mëdha, siç besoj se i ka dëgjuar në promovimet e shumta që i janë bërë këtij libri.

Pra, sonte do ju flas në mënyrën time, për librin, për të cilin, marr guximin të them së është një aluzion i fortë për atë çfarë mund të na presë, apo për atë çfarë ka droje autori se mund të na ndodhë.
Sikur autori na tërheq vërejtjen, se çdo gjë që i ka ndodhur dikujt, pritet të na ndodhë edhe ne. Apo, sipas asaj të Kuelos, se një gjë që ka ndodhur një herë, mund edhe të mos përsëritet, por një gjë që ndodh ty herë, prite përsëri.

E ajo që po ndodh në Evropë, sidomos kur janë në pyetje migrimet, dyndjet dhe ndërrimi i strukturës etnike, në çka as Shqipëria nuk mund të jetë imune, sikur nuk e lë indiferent autorin. Kjo, anise e pritshme, e shqetëson autorin, dhe këtë shqetësim, në formën më të bukur artistike, e përcjell edhe te lexuesi, përmes komplotit që e sajon në veprën politiko- fiktive “Komploti”, por të cilit i jep një fund më optimist; shpresë se lufta e tretë megjithatë nuk do të ndodh, shpresë se SHBA e Rusia nuk do të “ndeshen” në Shqipëri.

Edhe pse është fjala për 20 vite para-kallëzim, meqenëse ngjarja vendoset në vitin 2044, nuk ia teproj nëse autorin e cilësoj si një Nostradamus të kohëve tona. Disa nga parakllëzimet vetëm po ndodhin; a nuk u bë marrëveshja për Shëngjinin, si portë për emigrantët; a nuk deklaroi Rama, para pak ditësh se nëse Kosova do të përfshihej në një konflikt të ri, me të do jetë Shqipëria; pse a s’po ndodh ndryshimi i strukturës etnike në troje shqiptare, të shikojmë vetëm Malësinë; Ne ikim, të tjerët vijnë! E me ta edhe kultura e re; edhe mundësia që ata ta qeverisin vendin tonë!
Kështu, miti mbi shtete apo vendbanimet e pastra etnike sikur po thyhet!

Nuk ka shumë autorë që marrin guximin që ngjarjet e romanit t’i vendosin në një të ardhme jo fort të largët, nëpër të cilën kalojnë personazhe të së tashmes e të së kaluarës, personazhe që i njeh historia, por edhe sish që i krijon vet autori, në laboratorin e vet imagjinues.
Ti shndërrosh personazhet e njohur nga e kaluara jonë në persona të gjallë të cilët mund të ndikojnë dhe të vendosin për fatet tona, duke bërë një lidhje përmes retrospektivës dhe perspektivës, kërkon impenjim, përkushtim e gjithsesi dhe zotësi.

Derisa po bluaja në kokën time galerinë e personazheve të kësaj vepre, se si më erdhi ndërmend “Galeria e të vdekurve” e Jusuf Buxhovit, ku në një dhomë bashkëjetojnë dhe bashkëbisedojnë portretet e figurave të së kaluarës sonë, të varura në mur, njëjtë si edhe figurat në filmin modern “Rojtari i muzeut”.

Kur veç po përmendi vepra të tjera që mi nxjerr nga harresa leximi i Komplotit, kurse lidhur me retrospektivën më së të qëlluar të Blushit, përmes të së cilës zbërthen dhe prezanton personazhet, më duhet të përmend ngajshmërinë me romanin e Julia Navaro “Më thuaj kush jam”.
Derisa po provoja të bëj lidhjet midis momentit aktual në vepër, pra 2044, të personazheve, 3 çifutëve (Leonid Trocki Lavi Elltoni dhe Simon Shuteri, me biografitë e tyre), që po qajnë hallet e hebraizmit dhe të botës, derisa po diskutonin në takimet e tyre të rregullta në një verandë, në plazhin e Durrësit, dhe afganin Mohamed Duranin, me prejardhjen e tij fisnike, dhe natyrën rebele që sjell me vete, të një “kali hamshuer afgan, të kryqëzuar me një pelë shqiptare”, si një kampion i banorëve të rinj të Shqipërisë, në kohën kur ne ikim e nuk shtohemi, e ata vijnë, natyrisht se nuk mund të shmangësh një të menduari këmbëngulës për të bërë paralele me shkrimet e tjera.

Por në fakt se gjen dot. Se gjen sepse autori i kësaj vepre ka një dilemë, në fakt më shumë sosh, që tenton t’i zgjedhë në mënyrën e vet, por në fakt, derisa e lexon, lë të hapur çdo mundësi. Disi, si në filmat e Agata Kristit. Pra, përmes personazheve autori në fakt hap dilema e debate të
shumta edhe për auditorin-lexuesin, si dimensionin e tretë të një vepre letrare. Si për territoret veriore, për shaminë, për emrin Kosovë etj.

Autori është i vetëdijshëm se as ne nuk jemi tjetër lloj dhe se dhimbjet e tranzicionit duhet t’i përjetojmë edhe ne. Një kryebashkiak dhe kryeministër afgan janë realitet në Evropë. Eutanazia dhe çiftet gej, po ashtu. Megjithatë, me botën shqiptare sikur kjo nuk shkon.
Diku, sikur është gabuar, prandaj në vepër shpesh hasim në kërkimin e këtij gabimi, apo gabimeve fatale, do t’i quaja.

Shprehja, “po të veprohej ndryshe”, na serviret disa herë. - Po të dëgjonte Hitleri ambasadorin e madh të një vendi të vogël, bota dhe fati i njerëzimit do të ishin krejt ndryshe, por ai dëgjoi ambasadorin e vogel të një vendi të madh dhe e pësoi... Po të dëgjohej propozimi që Izraeli të mos ketë shtet, apo propozimi që Izraeli të vendosej ku është sot Shqipëria, bota përsëri do të ishte krejt ndryshe; po të vriste e bija e doktor Muradit dhunuesin e vet Leon Trockin, përsëri bota do të ishte ndryshe dhe do të kishte më pak vuajtje: po të mos vendosnin kryeministë një plak 82 vjeç Raul Fico, nipin e ambasadorit të madh Rauf Ficos dhe sikur ai të mos emëronte ministër të mbrojtjes afganin tashmë kryebashkiak të Shëngjinit, kanuistin e pilotin, që ballafaqohet me migun serb mbi qiellin e Kosovës, zor se shqiptarët do bëheshin gati për të kthyer trojet, përsëri të pushtuara nga Srbia, të trimëruar nga fakti se Rusia veç ka pushtua Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, prandaj ndryshimi i kufijve nuk është problem. Po të mos komplotonin çifutët zor se shqiptarët do të mendonin për të marrë Malin e Zi. Pra, përmes kësaj lidhjeje shkak pasojë, sikur kërkon arsyet dhe arsyetimet për ato që ndodhin, apo që mund të ndodhin.

Këtu i kërkoj edhe arsyet që Raul Ficon, në vjeshtën e jetës së vet pranon pozitën e kryeministrit, pasi që atij më lehtë mund t’ia imponojnë bashkëpunëtorët, dhe përmes të së cilit mund të realizohen më lehtë komplotet. A nuk u përngjet kjo me situatat e njohura!?

Njohja e mirë që ka autori për politikën dhe futja e krejt atyre të dhënave që i posedon, apo që i ka nxjerrë, në laboratorin e vet krijues na bien para situatave me shumë zgjedhje, me shumë dalje, dhe në fund na befason me zgjidhjen që na jep; atë më pak të pritshmen e, në bazë të imputeve, më pak të mundshmen, por, në bazë të përvojave, më relen.
Këtë e kam parasysh edhe derisa lexoj pjesën për të bijën e doktor Muradit dhe fatin e të shoqit të saj që kishte humbur pa shenj, ndërkohë që i biri i saj memec, kopili i Leon Trockit ishte martuar dhe kishin fituar një djalë, Hasan Dostin, që në treshen e çifutëve njihet si Leonid Trocki.

Kush nga lexuesit mund të priste se çifuti Leoind Trocki, që dëshiron një komunizëm të ri, të na ishte një nip jolegjitim i komunistit Trocki dhe një komplitist për të mos lejuar afganët për të sulmuar Serbinë.

Por as personazhet dhe as numrat (si psh. 44) nuk janë të rastësishëm për Blushin mirë të informuar, njëjtë si as edhe qytetet, Shëngjini, Kavaja e Elbasani. Idetë që sjellën vërdallë; bota pa Izraelin, bota pa komunizmin, Shqipëria pa komunizmin, Shqipëria-Izrael, komunizmi si rend i ri shoqëror, Kosova përsëri e robëruar, Mali i Zi i okupuar, grusht-shteti në Shqipëri; të gjitha janë këto çështje që përzihen në laboratorin krijues të Ben Blushit, por që në fund dalin disi të qarta krejt rrethanat e mundshme dhe arsyet pse diçka kishte apo nuk kishte ndodhur ashtu, apo kështu.
Po ashtu edhe personazhet; a nuk janë tipikë për botën shqiptare, të cilët në krejt situatat që provojnë t’i prodhojnë, shikojnë vetëm interesin e vet, shikojnë sa mund të përfitojnë. “Çka kam unë, nëse hyjnë në luftë Rusia e Amerikë” pyet në një rast kryeministri! Apo votimi për një të vdekur, a nuk është një asociacion për faktin se të vdekurit votojnë.

Dhe në fund, autori përdor një gjuhë lehtësisht të lexueshme e të kuptueshme, gjuhë e cila pa kurrfarë kompleksi prezanton të folmen e njerëzve të llojit të personazheve, në vepër e në jetën e përditshme. Një gjuhë që na sjell përshkrime artistikisht tejet të qëlluara, të situatave, ngjarjeve, e sidomos të personazheve të cilët i ka skalitur, si nga aspekti psikologjik, e jo rralle edhe fizik, duke na sjellë para situatave të cilat, me krejt enigmën që mbajnë me vete, çuditërisht të duken të njohura.
Format shprehëse, artistikisht të qëlluar, përshkrimet e krahasimet, edhe kur bëhet fjalë për gjëra të rëndomta, edhe për ato politike, të bëjnë
shpesh të ndalosh e të thuash; sa bukur është thënë, sa shprehje e guximshme, qoftë në kontekstin artistik, qoftë në atë real-politk.
“Shqipëria tokë dielli e injorance... një dritë e ftohtë...

Politikanët shpenzojnë më shumë energji për të gjetur fajtorin se sa një zgjidhje...
“Nëse çifutët nuk do të ishin fiksuar pas sionizmit, nuk do të kishim holokaust” etj.
Faktin se veprën ua kushton atyre që do të kontribuojnë që kjo që shkruan në libër të mos ndodhë kurrë, flet më së miri për shqetësimin që ka autori. Sado që është i gërshetuar me personazhe e ngjarje reale, vepra mbetet një fikcion i përkryer mbi atë që do të duhej të na brengosë të gjithëve.
Ose të mos na brengos fare, duke e arsyetuar se edhe ne jemi njerëz të të njëjtit lloj si të tjerët, dhe përderisa gëzohemi që një shqiptar ka arritur diçka diku në botë, nuk kemi të drejtë të hidhërohemi tepër, nëse dikush i huaj bën një arritje të tillë në Shqipëri.
Sidoqoftë i bashkëngjitëm dedikimit që bën autori.
“Atyre që mund t’i pengojnë ngjarjet e këtij romani të ndodhin vërtetë”.
Të tjerat ua lë panelit dhe juve që do ta lexoni, por aman, lexojeni veprën! Faleminderit!