BREAKING NEWS

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr për herë të parë detajin e bujshëm dhe tregon si do të hapet “Kutia e Pandorës” nga SPAK e shërbimet e huaja për krime, vrasje, afera dhe pazare të pista në Shqipëri

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr
x
BREAKING NEWS

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet në PS? Edi Rama i hap rrugën SPAK për emrat e zhytur në afera, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët paralajmërohen se s’do kenë mbështetje politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si
x
BREAKING NEWS

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës, si korrupsioni me Fazlliçin dhe lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët, zbardhet dokumenti

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për pensionistët, nga mënyra e vetme për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra gjatë kohës së kooperativave bujqësore, te skema e re për rritjen e më shumë të ardhurave për reziden...

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro në prona, në skemë janë futur dhe familjarët, ja si tentuan të shpëtojnë disa pasuri, Agjencia e Inteligjencës Financiare nxjerr detajet e forta

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x

Opinion / Editorial

Po i vogël kush do të mbetet?!

Po i vogël kush do të mbetet?!

Në Evropën Juglindore, janë të shumtë individët, shoqatat, organizatat joqeveritare, partitë e lidhura ose jo me qeveritë përkatëse, që shprehin me zë të lartë dëshirën që vendi ku janë lindur të bëhet sa më i madh në sipërfaqe dhe në popullsi. Ashtu sikurse ekstremistët sërbë ëndërrojnë një Sërbi të Madhe, të ngjashmit e tyre grekë një Greqi të Madhe, rumunët një Rumani të Madhe, hungarezët një Hungari të Madhe, ka edhe shqiptarë që duan një Shqipëri të Madhe. Madje edhe moldovasit kërkojnë një Moldavi të Madhe, që shkon deri në Malet Karpate.


Të gjithë shtetet e kësaj ane të Kontinentit të Vjetër kanë nga dy-tre deri jo më shumë se dhjetë milionë banorë, në një territor relativisht të kufizuar. Nëqoftëse secili kërkon të bëhet i madh, „gjigant”, shtrohet pyetja: po i vogël, „xhuxh”, kush do të mbetet?!
E vetmja gjë që nuk duhet anashkaluar është sigurimi i të gjitha të drejtave, përfshi atë pronësore, të pakicave etnike që bashkjetojnë me vendësit, në shtetet përkatës. Ashtu siç pakica etnike greke në vendin tonë trajtohet absolutisht njëlloj si shqiptarët, ashtu duhet të trajtohen edhe çamët në shtetin fqinj. Shëmbulli që jep shteti shqiptar në këtë aspekt vlen të zbatohet edhe nga shtetet e tjerë të Evropës Juglindore. Por, siç vumë në dukje më lart, në Evropën Juglindore irredentistët duan të bëhen medoemos të mëdhenj, „të rriten”. Po ta shohim këtë çështje hollë-hollë mund të nuhatim se në këto raste forca të caktuara, në prapaskenë, i nxitin, i ndërsejnë kombet e vegjël njërin kundër tjetrit. Dihet që, në se ze fill një skenar i tillë, vendi që synon të aneksojë territore të një shteti tjetër, duhet të përgatitet jo vetëm për sulm, por edhe për mbrojtje. Por, sa janë të gatshëm tërrëmbejnë armët ata që propagandojnë irredentizmin dhe a i mendojnëpasojat?
Rumunët ultranacionalistë synojnë aneksimin e Bukovinës, Hercës, Basarabisë dhe Kadrilaterit (Dobruxha e Jugut); një Bullgari e Madhe nënkupton konflikt me Rumaninë, Maqedoninë e Veriut, Greqinë, Turqinë dhe Sërbinë; Sërbia e Madhe parakupton konflikt me Shqipërinë, Kosovën, Kroacinë, Bosnjën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Greqinë e Rumaninë; Hungaria e Madhe nënkupton konflikt me Rumaninë, Ukrainën, Sllovakinë, Austrinë dhe Kroacinë. Këto pohime nuk janë hipotetike, hamendësore. Aq më tepër që aktualisht në Budapest pushtetin e ka një qeveri që flet hapur për një Hungari të Madhe. Në Beograd komandon një President, aleat i Rusisë, që mban vazhdimisht gjallë diskursin ultranacionalist. Në Sofje fantazma e Bullgarisë së Madhe është aq e fuqishme sa që ka përftuar një konflikt diplomatik me Maqedoninë e Veriut.Fatmirësisht, në këtë pjesë të botës vetëm sistemi aktual i aleancave ka bërë të mundur futjen në kafaz të hekurt të disa ekstremistëve, të cilët nuk duhet tëlejohen të dalin në dritë.


Sërbia e Madhe synon ribërjen e perandorisë së vjetër mesjetare, duke aneksuar Banatin rumun, siç sugjeron harta e Sërbisë së Madhe, e konturuar nga çetnikët më 1941.
Sërbia e Madhe (Velika Srbija), e ëndërruar nga ultranacionalistët sërbë, niset nga nostalgjia e Perandorisë Sërbe e shekullit XIV, që ka ekzistuar përpara se në atë zonë të shfaqej Perandoria Otomane. Sipas këtij vizioni, shteti sërb do të duhej të gllabëronte të gjitha krahinat e banuara nga pakica sërbe. Ideja fillestare e Lëvizjes së quajtur Panslave, ka qënë bashkimi nënjë shtet të vetëm i të gjithë sërbëve, por edhe i të gjithë territoreve që patën qënë të qeverisur ose të banuar nga sërbët, përfshi edhe territore që gjenden sot në përbërje të disa shteteve fqinj. Sipas ideologjisë frymëzuese të Sërbisë së Madhe, ky supershtet i ri duhej të rrokte pothuajse të gjithë territoret e ish-Jugosllavisë (Sërbi, Kosovë, Bosnjë, Maqedoni e Veriutdhe një pjesë e madhe e Kroacisë). Përjashtim do të bënin Sllovenia dhe pjesa perëndimore e Kroacisë. Historiani Jozo Tomasheviç shkruan se, krahas territoreve të mësipërm, Sërbia e Madhe lakmon edhe pjesë të Shqipërisë, Bullgarisë, Hungarisë dhe Rumanisë (krejt Banatin).
Irredentistët bullgarë ëndërrojnë ringjalljen e Caratit të Ferdinandit që ka ekzistuar para disfatës që pësuan Fuqitë Qëndrore në Luftën e Parë Botërore, me krejt Deltën e Danubit, Dobruxhën, deri në Buçag (që sot është pjesë e Ukrainës), Greqinë Veriore deri në Detin Egje dhe tërë Rumelinë (territori turk deri në periferi të Stambollit).
Një hartë e irredentistëve bullgarë e vitit 1991 parashikon marrjen nga Bullgaria të disa territoreve të Rumanisë, Turqisë, Ukrainës dhe të krejt Maqedonisë së Veriut. Ky plan lidhet me perandoritë bullgare të Mesjetës, kur carët bullgarë, që patën ardhur nga Azia Qëndrore, ia dolën mbanë t’i mposhtnin bizantinët dhe të krijonin shtetin e tyre. Ambicjet arritën deri në majë të kupolës drejtuese kur cari Ferdinand, në fillimvitet 1900 e futi Bullgarinë në të dyja luftrat ballkanikee fill paskëtaj në Luftën e Parë Botërore. Ideja e irredentistëve bullgarë vazhdon të spekulohet edhe sot politikisht nga parti dhe politikanë, që janë të lidhur me Rusinë.Në emër të kësaj hije nostalgjike, Bullgaria ishte shteti i parë që u ngut në vitin 1992 të njihte shkëputjen nga Jugosllavia të Maqedonisë, por më pas iu kundërvu për një kohë të gjatë hyrjes së këtij vendi në Bashkimin Evropian duke nxjerrë llojlloj pretekstesh.


Hungaria e Madhe është gjithashtu një nga utopitë më të rrezikshme në Evropën Juglindore. Në thelb bëhet fjalë për territoret e mbretërisë së vjetër hungareze tëperiudhës së monarkisë dualiste austro-hungareze. Hungarezët rivendikojnë pjesë të mëdha të Sllovakisë, zonën nënkarpatike të Ukrainës, një pjesë të vogël të Austrisë, pothuajse tërë Kroacinë dhe sidomos „perlën e Kurorës”, pra krejt Transilvaninë, përfshi Banatin, deri në Malet Karpate.
Në rast se në Sërbi dhe Bullgari ende pushteti politik rezervohet të flasë publikisht për lakmitë territoriale përkatëse, Budapesti shprehet hapur dhe bën hapa konkretë në këtë drejtim. Në Rumani, Sllovaki. Sërbi dhe Ukrainëfinancon me fonde të majme programe të ndryshme në dobi të etnikëve hungarezë. Në Transilvani, duke përfituar nga dobësitë dhe korrupsioni i aparatit administrativ dhe i oganeve rumune të drejtësisë, pasardhësit e kontëve hungarezë po shtjenë parreshtur në dorë prona të gjera tokësore dhe ndërtesa. Madje ekzistojnë edhe klube sportive të subvencionuar nga shteti hungarez. Ndërkaq, pakica etnike hungareze në Rumani jo vetëm nuk diskriminohet, por gëzon të gjitha të drejtat pa asnjë kufizim, njëlloj si rumunët. Madje UDMR, formacioni politik i krijuar në bazë të kritereve etnike,ka qënë vazhdimisht bashkëqeverisëse e Rumanisë.
Qeveria e Budapestit, e cila nuk ka rreshtur së kërkuari me cinizëm që Hungaria të ketë dalje në det, ka shkaktuar reagimin e ashpër të Zagrebit, që ka hedhur poshtë pretendimet hungareze ndaj Kroacisë dhe ka theksuar se kombi kroat është i hershëm në trojet ku jeton.


Edhe qeveria sllovake ka përplasje të paprera me qeverinë irredentiste të Budapestit dhe i ka tërhequr vëmendjen që të ndërpresë blerjen fshehurazi të tokave në Sllovaki.
Pra, irredentizmi, në çdo trajtë që të shfaqet, paraqet rrezik për qëndrueshmërinë dhe mbrothtësinë e Evropës Juglindore e më gjerë. Si i tillë, duhet luftuar dhe mënjanuar nga jeta politike dhe nga ndikimi mbi të.