BREAKING NEWS

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po heton prokurori Sotir Kllapi, në skaner pronat dhe llogaritë bankare, nga tërheqja e 20 mijë euro në vitin 2008, lejet për ndërtime, vila në Gjirin e Lalzit, deri te mobilimi dhe misteri i...

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po
x
BREAKING NEWS

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e fundit e pyetjeve të tij në SPAK, ja provat që e kanë fundosur, juristi Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e
x
BREAKING NEWS

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur, Myslym Murrizi zbulon se çfarë po ndodh brenda opozitës dhe tregon "recetën" që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur,
x
BREAKING NEWS

Donald Lu flet për herë të parë për pushtetarët e lartë shqiptarë që po futen të gjithë në burg për korrupsion nga SPAK dhe nxjerr “zbuluar” qeverinë Rama, si i vuri në rresht ish-ambasadori i SHBA 140 deputetë për të votuar reformën në drejtësi...

Donald Lu flet për herë të parë për pushtetarët e
x
BREAKING NEWS

Manovrat e oligarkut Klodian Allajbeu, ja si e bleu spitalin e vet Amerikan për 24 milion euro, i dha borxh kompanisë që ishte në emrin e tij, zbardhen transaksionet e dyshimta, a duhet të nisë SPAK hetim për pastrim parash?

Manovrat e oligarkut Klodian Allajbeu, ja si e bleu spitalin e vet Amerikan
x
BREAKING NEWS

Ja pse u thirr Monika Kryemadhi në SPAK, prokurorët po shikojnë mundësinë për ta lënë fillimisht në “arrest shtëpie”, avokati Idajet Beqiri që denoncoi çiftin e PL zbardh të tjera detaje bombastike për aferat familjes “Meta”

Ja pse u thirr Monika Kryemadhi në SPAK, prokurorët po shikojnë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat pas 21 qershorit, fitorja e vulës së PD si ajo e Pirros së Epirit, Argita merr frenat e Partisë Demokratike dhe përjashton grupin e Bashës nga bashkimi

Sali Berisha pa mandat pas 21 qershorit, fitorja e vulës së PD si ajo
x
BREAKING NEWS

Gjeneralë, ushtarakë, ministra dhe oligarkë drejt burgut për bazën e Sarandës, në krye të kësaj afere qëndron Presidenti Bajram Begaj, personazhi që “iu bëri gropën” në SPAK paralajmëron Edi Ramën pas sulmeve të tij ndaj drejtësisë

Gjeneralë, ushtarakë, ministra dhe oligarkë drejt burgut për
x

Opinion / Editorial

Që të mos jetë vonë...

Që të mos jetë vonë...

E takova pas më shumë se dy vjetësh. Ai hyri si dikur, kur punonim bashkë, i qetë,  i vemendshëm, me sytë që shkëlqenin dhe buzëqeshjen karakteristike.

- Dje pasdite erdha dhe sot nuk rrija dot pa të takuar, - më tha ai duke më përqafuar me mallin dhe dashurinë që fëmija i së djathtës përqafon prindin e tij.

Kaluam disa caste së bashku, pimë kafe, e pyeta dhe më pyeti për shumë gjëra, por koha nuk mjaftonte dhe mendja thuajse nuk ishte aty gjatë gjithë kohës... Kisha frikë nga kjo situate e vështirë, kur vendi ka nevojë për rininë më shumë se kurrë, për freskinë e mendjes së hapur që i karakterizon dhe energjinë që ata japin kësaj shoqërie, por nuk gjejnë asnjë mënyrë për të jetuar këtu në vendin e tyre, ndërsa shtigjet e lakuara bëhen "autostrada" e së përditshmes. Rrjedh gjak nga kjo tokë e bekuar nga Zoti dhe e mallkuar nga qeveritë jo njerëzore.

Kush është Gëzimi?

Djali i vetëm i një çifti mësuesish nga Kurbini Vlash dhe Marie Prendi, të cilët kaluan gjithë jetën duke mësuar dhe edukuar me pasion nxënësit dhe fëmijët e tyre. Dhe rezultatet e tyre nuk munguan: - Në arsim dolën në pension duke mësuar dhe edukuar breza të tërë fëmijësh, rreth 43 vjet në të njëjtën shkollë, ku edhe sot nderohen dhe respektohen njëlloj nga nxënësit, mësuesit, prindërit dhe komuniteti. Në familje lindën, rritën dhe edukuan si ata pesë fëmijë, katër vajza dhe  një djalë, secili më i mirë se tjetri. Gëzimi, një djalë për t'u patur zili për formimin e tijrofesional dhe kulturorë, mbaron arsimin e mesëm në shkollën e mesme “Hydajet Lezha” me rezultate shumë të mira dhe pastaj fakultetin e drejtësisë me rezultate të larta, duke mbrojtur edhe titullin e Avokatit. Gëzimi punoi vetëm për pak kohë në Byronë e Regjistrimit në Hipotekën e Lezhës dhe më vonë pranë institucionit të Prefektit po në Lezhë, por në sektorin e pronave, ku në të dyja rastet u dërgua në dorëheqje. Firma e tij ligjore, edukimi dhe përgjegjësia familjare, nuk e lanë të bëhej “pjesë e modës” së atyre që gjithë këto vite tranzicioni janë marrë me pronat, duke iu shtuar rrëmujës pesëdhjetëvjeçare të së shkuarës dhe asaj “moderne”. Ishte kthyer metodë e epokës së re ku flije në pronën tënde dhe kuroheshe në "të huajin", ndërsa zyrtarët e kësaj pune, shumica pa shkollë, pa din e iman, filluan "pa xhepa" dhe përfunduan "me thasë" me para. në ditën e punës.

E ftova djaloshin e ri në zyrën time. Ishte plot energji dhe dashuri për punën, por të lodhur dhe të raskapitur nga padrejtësitë dhe realiteti i hidhur shoqërorë, sepse e vetmja ndihmë që kisha mundësi të bëja për të, ishte t’i ofroja punë pranë meje, megjithse çdo ditë ndjeja hallet e tij, stresin që kalonte dhe përjetoja problemet ekonomike së bashku me të. Ai u martua me shoqen e tij edhe ajo me një mësuese me arsim të lartë, por nuk mundi t’a punësonte kurrë as në shtet dhe as në privat, ndonëse fitoi më shumë se tre herë të drejtën e punës përmes Portalit “Mësues për Shqipërinë”, por shtigjet në Portal ishin të mbyllura dhe mbetën një formalitet, ku nuk mund të shpresohej më. Zyrtarët shtetërorë të arsimit në qarkun e Lezhës, e lanë mësuesen e re plot forcë, energji dhe dashuri për profesionin, plot 6 vjet pa punë

Migrimi, rrugë e detyruar…

Duke mos gjetur asnjë mundësi, duke mos parë asnjë perspective dhe shpresë për të siguruar jetesën me mjete të ligjshme, siç ishte shkollimi dhe karakteri i familjes së tij, emigracioni iu shfaq si e vetmja rrugë për të ardhmen. Mori gruan dhe vajzën e vogël dhe u detyrua t'u kthente shpinën prindërve të tij për t’u vendosur në Itali. Italia nuk zhgënjen, as Gëzimi nuk dorëzohet! Ai punon në bujqësi, punë që nuk e kishte provuar kurrë më parë, veçse për qejf përkrah prindërve të tij. Punon në ato pemtore në përpjekje për të siguruar letrat rezidente, perpiqen të mësojnë gjuhën dhe arrini në kohë rekord të fitojnë letra të përhershme italiane. Ky ishte suksesi i parë i madh për Gëzimin. Atë që nuk e bëri shteti amë dhe administrate shtëtërore në vendlindje, e bëri shteti fqinj, duke fituar kështu një familje me culture dhe një djalë me vlera të larta njerzore. Të paktën shkon e vjen dhe u shuan mallin e prindërve, ndonëse nuk i ka harruar asnjëherë, sepse thuajse me detyrim, i ka ftuar për vizitë dy herë në dy vjet me 2 - 3 muaj atje, edhe pse në kushte jo fort komode. Tani të paktën ai lëviz lirshëm dhe gëzon më shumë të drejta brenda Italisë, por shkon e vjen me dinjitet pranë familjes.

Deri kur?

Gëzimi është vetëm 36 vjeç, me arsim të lartë mbaruar me specializime dhe kualifikime, të tillë njerëz do të bënin çdo punë në vendin tonë dhe do t’a quanin nder, tani detyrohet të kontribuoje në një vend tjetër, jashtë dëshirës dhe vullnetit të tij, vetëm se ndjen vështirësi punësimi në vendin e tij, falë zyrtarëve të korruptuar dhe të paaftë në institucionet tona.

Që të mos jetë vonë...

Pse?

Sepse vendi ynë nuk ka bërë asnjë hap drejt meritimit në më shumë se tridhjetë vjet. Me diploma të blera dhe pa diploma, shumë persona punojnë dhe drejtojnë (më tepër i ngatërrojnë!) punët e këtij vendi. Djem si Gëzimi apo vajza si Vana, gruaja e tij, punojnë në vendet e huaja, në bujqësi e ndërtim për bukën e gojës ashtu si dhe unë në vendin tim. Vështirë të them, por ndjehn shumë më mirë sesa të jenë zyrtarë këtu. Ata vërtetë janë të lodhur, por jetojnë mirë, janë të qetë dhe të barabartë si shtetas Italianë, ndërsa këtu. Më dhemb shpirti kur mendoj se vajza e vogël Meri, do të jetë nënshtetase italiane dhe do harrojë gjuhën e nënës. Ky ishte vetëm një rast spontan, pos a raste të tilla ka në vendin tone që të rinj të arsimuar dhe të kualifikuar detyrohen të largohen nga atdheu i tyre edhe familjarisht pa patur asnjë shpresë punësimi, në profesionin e tyre. ?shtë turp!

Kur kjo situatë duhet të ndryshojë, atëherë rruga jonë do të jetë evropiane. Po deri atëherë? Nuk mund t’a përcaktoj si quhet, ose nuk dua, por vetëm evropiane nuk është!