
NAME/ Serious incident in the hospital of Gramsci, the patient jumps from the fourth floor, the first details are disclosed

30 minutes before the session, Berisha makes an unexpected move, this is what is happening in the blue headquarters

"Criminal act"/ The former socialist mayor of this city denounces the Socialist Party: They don't allow me to...

How the injury happened in Tirana, the police give details about the incident

Knife wounds in Tirana, the first details emerge

Andi Bushati returns to Belind Kelliçi: With the last phrase you terrified me

Andi Bushati has two words for Kelliçi and tells him the "scenario" of the campaign: I find it a tempting measure, because in front of a powerful mediaticish candidate...

"He killed him with a knife, he with a pistol", says the witness of the fight with two victims in Kavaja

Skavica – the question marks of a hydropower plant that encroaches on the Dibra and the Black Drin valley

Written by Dr.Adriatik Balla 4 Shkurt 2023

1. Introduction
HEC "Skavica" is one of the major projects of the Albanian government, a project that requires an investment between 0.5-1 billion euros, which will be paid by Albanian taxpayers, with the aim of improving the country's electrical energy system, with two essential elements as an objective : the creation of a water reserve that puts an end to the country's dependence on energy imports (thus increasing production) as well as avoiding flooding in the area of ??Ninshkodra. But what are the scientific truths about Skavica? In the following issues, giving our arguments and raising some citizen concerns, we teach the fact that Skavica should not be built, appealing to find other alternative sources, which Albania has in abundance.
2. General hydrographic data for the Drini i Zi river and the energy impact in Skavica
The Black Drin River is one of the two main tributaries of the united Drin. This river flows from Lake Ohrid from south to north and flows into Lake Fierza, thus having a length of 149 km and a catchment area of ??5885 km2 (1942 km2 within the territory of Albania), with an average height of the catchment area of ??1132 m (Pano 2015). Its multi-year average liquid flow, referring to regular 70-year measurements in Skavica, is nearly 100 m3/s (after 1986 until 2006, no year has exceeded the average flow of 100 m3/s). The annual flow volume is 3.72 billion m3 (9%) of the total volume of all rivers flowing into the sea (Pano 2015). The minimum flow in the dry period of the year for the Drini i Zi river is 49.5 m3/s, the flow of the month with the least water during the year is 38. 6 m3/s while the smallest daily flow is 7.8 m3/s. For comparison, for the united Drini, these figures are respectively 108, 78 and 52.4 m3/s. The maximum occasional flow once in 100 years is 1850 m3/s, less than the White Drini and much less than the united Drini which has almost 3 times more (Pano 2015). The average amount of annual rainfall is 964 mm, much less than the average of the Drin basin united in Fierza, nearly 1200 mm, and even less in Koman e Vaun e Deja, which reaches over 1500 mm. The annual amount of 540 mm comes with 99% chance, to reach 50% in the average figure of 964 mm, and to catch by chance 1% 1523 mm (United Drini has figures of 812, 1425 and 2293 mm of precipitation here). This element clearly shows us that the energy power that comes from the flows as a result of atmospheric conditions is effective in other hydropower plants and not so much the effect in Skavica. In other words, the very large investment, plus the environmental damage and depopulation of the area are not justified by the HPP yield. Another important element is the solid flow, which, in the case of the Black Drin in suspension as alluvium, is 2.1 million tons per year, or 594 tons/year/km2. This figure testifies to the hypsometric dislevels of the Black Drin valley with the limiting mountain units, i.e. the torrential character of water flows, also strengthened by the lithological diversity of the catchment basin, where unlike Drini i Bardhë and Drini i United which have limestone dominance, here there is interweaving of carbonates with igneous and terrigenous. This has the effect of faster draining of the basin with alluvium compared to other hydropower plants. After carefully analyzing these factors, it comes to the conclusion that the most proposed quota, with h-443 m (under this quota the chances are high that HC will not be profitable), does not solve the energy issue, therefore it will a higher quota of the dam was needed to collect a larger amount of water to be able to produce but also to regulate the regime of other HPPs. Therefore, the specialists who are in favor of the construction of Skavica, aware that the first option is not profitable enough, have proposed the h-485 quote, which turns the entire valley of the Black Drin into a lake, which practically cancels the Dibra. it is concluded that the most proposed quota, with h-443 m (below this quota the chances are high that HC will not be profitable), does not solve the energy issue, therefore a higher dam quota would be needed to collect a larger amount of water to be able to produce but also regulate the regime of other HPPs. Therefore, the specialists who are in favor of the construction of Skavica, aware that the first option is not profitable enough, have proposed the h-485 quote, which turns the entire valley of the Black Drin into a lake, which practically cancels the Dibra. it is concluded that the most proposed quota, with h-443 m (below this quota the chances are high that HC will not be profitable), does not solve the energy issue, therefore a higher dam quota would be needed to collect a larger amount of water to be able to produce but also regulate the regime of other HPPs. Therefore, the specialists who are in favor of the construction of Skavica, aware that the first option is not profitable enough, have proposed the h-485 quote, which turns the entire valley of the Black Drin into a lake, which practically cancels the Dibra. therefore, a higher quota of the dam would be needed to collect a larger amount of water to be able to produce but also regulate the regime of other HPPs. Therefore, the specialists who are in favor of the construction of Skavica, aware that the first option is not profitable enough, have proposed the h-485 quote, which turns the entire valley of the Black Drin into a lake, which practically cancels the Dibra. therefore, a higher quota of the dam would be needed to collect a larger amount of water to be able to produce but also regulate the regime of other HPPs. Therefore, the specialists who are in favor of the construction of Skavica, aware that the first option is not profitable enough, have proposed the h-485 quote, which turns the entire valley of the Black Drin into a lake, which practically cancels the Dibra.
2.1. Disa të dhëna për hidrocentralet mbi lumin Drin dhe pikëpyetjet e Skavicës
Kaskada e Drinit përmban disa hidrocentrale. HC i Vaut të Dejës, vënë në punë në nëntor 1971, ka 5 agregatë dhe një fuqi 250 MË. Prodhimi vjetor i tij është 1.1 miliard kilovatorë . Hidrocentrali i Fierzës është vënë në shfrytëzim në nëntor 1978. Ka fuqi të vendosur prej 500 MË dhe punon me 4 agregate. Prodhimi vjetor i tij është 1.8 miliard kilovatorë . Hidrocentrali i Komanit filloi ndërtimin më 1979 dhe përfundoi më 1985. Ka fuqi të vendosur 600 MË dhe punon me 5 agregate. Prodhimi vjetor i energjisë është 2 miliard kilovator . Nuk ka të dhëna të sakta se sa do të jetë fuqia e hidrocentralit të Skavicës, sepse deri tani është ecur me supozime ordinere (flitet për fuqi 250 MË, fuqi që nuk ndikon në mënyrë vendimtare në përmirësimin e sistemit tonë hidroenergjetik, pra dëmi i shkaktuar nga përmbytja është më i madh se fitimet).
2.2. “Të mbysim Dibrën, të shpëtojmë Shkodrën” përbën marrëzi shkencore
Shumë autorë insistojnë të ndërtohet Skavica për të shpëtuar Shkodrën nga përmbytja. Një qasje e tillë tërësisht e pabazuar në shkencë është në rastin më të mirë mosnjohje e problemit, e në rastin më të keq ligësi. Në asnjë vend nuk bëhen projekte për të sjellë lumturi në një zonë duke shkaktuar tragjedi në një zonë tjetër. Për t’ju kthyer argumentit, theksojmë se në periudhën ujëshumë dhe gjatë ditëve me shi intensiv, Drini i Zi kapërcen 1 mijë m3/s, dhe i bashkuar me Drinin e Bardhë para se të mbërrijë në Bunë, ata kapërcejnë 2-3 mijë m3/s, e një herë në 100 vjet mbi 4 mijë m3/s. Në këto raste të rralla, Drini i bashkuar me Bunën derdh në det një sasi mbi 6500 m3/s, duke ngjarë kështu me Danubin (Pano 2015). Atëherë, në kushtet kur prurjet janë maksimale si pasojë e zgjatjes së periudhës me shi, apo e korresponduar me shkrirjen e shpejtë të borës, detyrohen të hapen portat e të gjithë liqeneve, duke bërë që fusha e Nënshkodrës të jetë e rrezikuar nga përmbytjet. Duke njohur karakterin e reshjeve në vendin tonë, që bien kryesisht në periudhën nëntor-prill, si dhe rastisjet në 10, 20 50 e 100 vjeçare, bëhet e pamundur që Skavica ta luajë këtë rol, pra të evitojë përmbytjen e Shkodrës. Varianti më i besueshëm është që Drini, si pasojë e prurjes së madhe dhe derdhjes në Bunë me drejtim pingul me të, bëhet pengesë për Bunën në dalje nga liqeni, për pasojë rritet niveli i ujërave të vetë liqenit duke shkaktuar përmbytje. Por Skavica nuk mund ta evitojë këtë për sa kohë Buna, ka një kapacitet të vogël ujëpercjellës dhe aftësi të paktë për të zbrazur ujërat e shumta të liqenit. Kjo lidhet me shumë faktorë, por kryesisht cektësinë e shtratit të Bunës, apo mosgjetjen e një zgjidhjeje artificiale që ujërat e Drinit të menaxhohen sipas rastit duke aktivizuar edhe rrjedhën e vjetër të tij drejt Lezhës.
3. Mbi impaktin negativ në tiparet fiziko-gjeografike
3.1. Ndikimi në proceset shpatore, pra ndryshimin e profilit morfogjenetik të shpateve si pasojë e ndryshimeve të nivelit bazë të erozionit për shumë degë të Drinit të Zi. Paqëndrueshmëria e shpateve do të çojë në rrëshqitje dhe ngopje me lagështi për t’i bërë shtresat më të paqëndrueshme dhe për shkak të denatyrimit të shtratit në rritjen e gjeohazardeve me shfaqje të reja e të panjohura më parë për këtë luginë.
3.2. Në aspektin gjeomorfologjik, liqeni krijon një ndarje të pjesës lindore të luginës me atë perëndimore. Kjo ndarje shënon edhe elementin më të rëndë negativ në tiparet natyrore, pasi, ndryshon tërësisht sistemi gjeomorfik i luginës së Drinit të Zi, me pasoja të pariparueshme në qindra e mijëravjeçar në mjedis.
3.3. Në aspektin klimatik, liqeni i Skavicës do të krijojë kushtet për një mikroklimë të rajonit, e cila do të specifikohet nga përmbajtja e lartë e lagështisë në ajër, për pasojë shtimin e fenomenit të mjegullës dhe rrjedhimisht impaktin negative të treguesve të rrezatimit dhe treguesve të tjerë meteorologjikë, duke e bërë jetën e banorëve në pellgun e Dibrës më pak të shëndetshme.
3.4. Impakti negativ në pasuritë hidrike nëntokësore, pasi shumë burime aktuale me ndërtimin e Skavicës varrosen, po kështu ndryshojnë mjaft parametra të ujërave nëntokësore mbi pasqyrën e liqenit.
3.5. Ndryshime negative në tiparet pedogjenetike, ku tokat e begata të Dibrës si pasojë e denatyralizimit të elementëve të tjerë fiziko-gjeografikë, humbasin cilësinë e tyre për klimën ku janë formuar në mijëra vjet e për rrjedhojë do të ndryshojë tërësisht struktura e përdorimit të tokës, gjë që ka pasoja të rënda në prodhim dhe larmishmëri e për pasojë në shpopullim të vazhdueshëm.
3.6. Impakti në florë dhe faunë mund të llogaritet po ashtu katastrofik. Me qindra specie bimore e shtazore zhduken, për t’u lënë vend specieve që nuk janë karakteristikë për këtë luginë e për klimën e saj. Kuptohet, për këtë çështje kanë folur edhe autorë të tjerë.
3.7. “Skavica” shuan karakterin potamogjenik të lumit Drini i Zi
Digat e Vaut të Dejës, Komanit, Fierzës, si dhe 3 ujëmbledhësve të tjerë (HC) në pjesën e Maqedonisë së Veriut, kanë bërë që karakteri potamogjenik i lumit Drin të shuhet në pjesën më të madhe të tij. Ky karakter ruhet vetëm në sektorin nga Skavica e deri në Gjoricë. Nëse ndërtohet Skavica nuk do të kemi më “lumi Drin”, por do të kemi “kompleksi i liqeneve artificialë të Drinit”, shkurt “liqenet e Drinit”. Duke ruajtur të paprekur lumin Drini i Zi, mbrohet një nga pasuritë më të mëdha të natyrës shqiptare.
4. Impakti negativ demografik
Ky është një nga treguesit më tragjikë nga ky projekt. Skavica shpopullon Dibrën dhe këtu qëndron themeli i të gjitha çështjeve që ngrihen. Për shkak të pozitës gjeografike dhe rëndësisë së kësaj krahine në ngjarjet historike, Dibra është përballur me rrebeshe e fatkeqësi të mëdha përgjatë historisë. Tre janë periudhat kur është vënë në diskutim ekzistenca e saj. Fillimisht me pushtimin osman dhe masakrat e përbindshme të Sulltan Mehmetit në ?idhnë e në krejt Dibrën, duke bërë që krahina të humbiste pjesën dërrmuese të popullatës e të mbetej me pak mijëra banorë në fund të shekullit XV. Më pas me agresionin e egër serb ku llogaritet se nga treva e Dibrës u larguan deri në 70 mijë vetë dhe, së treti, shpopullimi si pasojë e emigracionit që po ndodh gjatë këtyre 30 viteve të fundit, e që sipas të dhënave që ka publikuar vetë Instat, është alarmant. Nga qarku Dibër gjatë këtyre viteve të fundit, është larguar mesatarisht çdo vit mbi 3 mijë banorë. Qarku ka humbur në 5 vjetët e fundit 12% të popullsisë. Skavica përshpejton zbrazjen dhe çon në shpopullim.
4.1. Shpopullimi dhe pasojat
Ndërtimi i Skavicës do të shpërngulë afro 20 mijë banorë. Por impakti negativ është për afro 50 mijë vetë. Kjo pasi dëmtohen interesat e 20-30 mijë të tjerëve që janë në emigracion por janë ende të lidhur me zonën. Ku do të sistemohet një numër kaq i madh njerëzish, çfarë pune do të bëjnë (kjo popullsi është e pakualifikuar për punë tjetër), cili do të jetë dëmshpërblimi i tyre? ?farë do të ndodhë me varret e të parëve, me qendrat arkeologjike etj? Skavica nuk i përmbyt të gjitha vendbanimet e Dibrës, por përmbyt më kryesoret dhe ato më kryesoret (Fushë-Muhurr, Arras, Fushë-Çidhnë, Dardhë, Zall-Reç, Laçe, Katund i Ri, Vajmëdhenj etj), të cilat janë ekzistenciale për vendbanimet më në lartësi që janë të shpërndarë, të vegjël, me pak tokë, pa infrastrukturë etj.
5. Impakti negativ në infrastrukturë
Ndërtimi i HEC-it sjell një masë të madhe uji (mbulon një sipërfaqe mbi 55-65 km2), që e ndan luginën në dy pjesë, në lindje dhe në perëndim. Kjo e bën të pamundur lidhjen e tyre të shkurtër me ura dhe për të dalë nga një breg në tjetrin do të duhen tragete të vegjël apo varka, duke bërë që të humbasë koha, të rriten kostot e transportit, të mungojë lidhja e shkurtër e fshatrave me qytetin e Peshkopisë, praktikisht kjo çon në rrënimin përfundimtar të të gjithë fshatrave në të majtë të rrjedhjes, madje mund të shkohet deri aty sa të ndryshojë krejtësisht harta administrative.
6. Impakti negativ në ekonomi
Është fare e qartë tashmë se specialistët e dekadave më parë nuk kanë mundur të bindin se energjia e Skavicës do të sjellë më shumë fitime se produktet bujqësore e blegtorale të prodhuara në luginën e Drinit të Zi. Larmishmëria e produkteve bujqësore është mjaft e madhe dhe e dëshmuar në kohë. Lugina e Drinit të Zi është një hambar për Shqipërinë. Asnjëherë, në asnjë rrethanë, hidrocentrali i Skavicës nuk mund të prodhojë fitime sa ç’prodhojnë tokat e Dibrës. Analizat e specialistëve në atë kohë e në këtë kohë duhen marrë në konsideratë.
7. Shqetësimi qytetar dhe efektet negative social-kulturore e historike
Ky është një element i rëndësishëm që fokusohet në disa disa drejtime:
7.1. Shqetësimi juridik – Ndërtimi i një dige të tillë që përmbyt Dibrën, kërkon më së paku marrjen e mendimit të banorëve dhe në kushtet kur nuk ka marrëveshje dhe mirëkuptim, atëherë është kushtetuta ajo që paraqet nevojën e një referendumi lokal, ku populli i Dibrës të shprehet. Projekte të tilla që nuk dëshirohen nga banorët nuk mund të zbatohen. Ka plot shembuj në Europë dhe më gjerë të zbatimit të referendumeve lokale.
7.2. Shqetësimi që lidhet me historinë – Dibra është vendi i zbulimeve të mëdha arkeologjike, ku janë evidentuar shumë vendbanime prehistorike e historike me vlera të jashtëzakonshme, por për këto është shprehur më mirë arkeologu i njohur, profesor A.Bunguri. Lugina që përmbytet është baza e disa prej ngjarjeve më të rëndësishme historike të popullit tonë dhe Dibra e ne të gjithë nuk mund të lejojmë të varroset poshtë ujërave të një hidrocentrali historia e saj/jonë.
7.3. Shqetësimi që vjen nga dëmtimi materialo-shpirtëror – Skavica përmbyt një kulturë, një qytetërim mijëravjeçar, përmbyt një histori, pra ajo përmbyt vlera historike, por edhe vlera materiale e shpirtërore të banorëve që i kanë të lidhura me tokën, shtëpinë dhe krahinën, me këngët dhe vallet, me veshjen, me traditat e çmuara të saj. Kjo dëmton lidhjen shpirtërore të banorëve të emigruar me zonën, pasi aty ndodhen varret e të parëve, ndodhet e shkuara e fisit, fshatit, krahinës dhe sikurse ka thënë autori francez Paul Claval, regjioni përcaktohet si një hapësirë ku fermentohet me natyrën ndjenja njerëzore e identitetit dhe Dibra e dibranët në veçanti, e kanë të shprehur këtë gjë.
7.4. Shqetësimi politik – i cili ka të bëjë me indiferencën e klasës politike, për më tepër që anashkalohet zëri i shkencëtarëve. Nëse ka një vendim për ta bërë ose jo Skavicën, atë vendim duhet ta marrin shkencëtarët e jo politikanët.
8. Debati mbi kuotat e digave të propozuara. Çfarë janë S-390, S-443 dhe S-485?
Për ndërtimin e Skavicës qarkullojnë lloj-lloj variantesh, njëri me kuotë më të ulët, nisur nga 390 m, i cili do të ishte krejtësisht katastrofë pasi, siç e cilësuam më lart nuk do të kishte rendimentin e kërkuar si dhe një kuotë të digës më të lartë, 443 m, apo dhe kuota maksimale 485 m që do të shkaktonte një katastrofë akoma më të madhe, një fatkeqësi kombëtare, pasi do ta zhdukte luginën e Drinit të Zi. S-443 ose h=443 m është kuota (izoipsi) e projektuar e digës së hidrocentralit në variantin më të lakuar. Kjo kuotë e sjell liqenin që do të krijohet afër urës së Topojanit. Pra e pushton edhe grykën e Hoteshit, që ndan pellgun e Dibrës në jug nga ai i Peshkopisë (Dibrës së Poshtme) në veri. Me këtë kuotë zhduket lugina e Drinit të Zi në Dibrën e Poshtme. h=485 m është kuota (izoipsi) e projektuar për digën e Skavicës në variantin e dytë (sipas disa autorëve pas 10 ose 15 vjetësh). Në këtë variant përmbytet komplet fusha e Gjoricës, aty ku është shkruar historia e Dibrës (kundër Hajredin Pashës), pra përmbytet edhe Dibra e Sipërme deri afër fshatit Bllatë. Nëse zbatohet edhe varianti i dytë është një fatkeqësi e madhe kombëtare, sepse praktikisht i bie të zhbëhet Dibra, zemra e atdheut etnik.
8.1. Vendbanimet që zhduken nga harta
Ja disa prej vendbanimeve (fshatrave) të njohur, të ndodhur pranë lumit Drini i Zi, që përmbyten nga “Skavica” (mos harrojmë se mbi këto kuota vihen në diskutim edhe shumë fshatra të tjerë që kanë tokën e bukës nën kuotën e digës, si dhe një brez 5-10 m lartësi mbi digë që bëhet i papërdorshëm):
-Draj-Reç dhe Zall-Reç (340 m)
-Zall-Dardhë (350-400 m)
-Lugjaj
-Shenlleshi
-Zall-Kalis
-Fushë-Cidhna (360-400 m), si dhe lagjet që shtrihen në anët e përrenjve Shtumbat, Blliçe, Laçaj etj.
-Arrasi (370m) dhe Mustafe (disa lagje)
-Kishaveci (390-500 m)
-Kandri (Fusha e Thatë), Vajmëdhenj dhe Kalaj
-Disa lagje të Sinës (vendlindja e Kastriotëve), 450-500 m
-Bresti i Poshtëm dhe Fushë-Kastrioti (450-550 m)
-Kuben dhe Rreth-Kalaj (400-450 m)
- Vakufi (400 m)
-Fushë-Muhuri (400-500 m)
-Fusha e Brezhdanit (400-420 m tek ish-stallat)
-Katundi i Ri (430 m)
-Një lagje e Selanit dhe një lagje e Hoteshit
Me S-485 dëmtohen edhe:
-Gradeci dhe Kovashica (480 m)
-Homeshi, Okshatina, Boçeva, Gjorica (450-550 m)
-Izoipsi 500 m i afrohet fshatit Bllatë e Poshtme
9.Konkluzionet themelore
Hidrocentralet janë gjë e mirë, energji e pastër, por ato ndërtohen atje ku logjika ekonomike është e shëndetshme. Të përmbytësh Dibrën ka pasoja të rënda.
9.1. Detyrohen të shpërngulen mijëra banorë (afro 20 mijë). Edhe sikur t’u ndërtohet gratis një qytet, shkohet në kolaps, pasi kjo popullatë nuk është e përgatitur (kualifikuar) për treg pune tjetër nga bujqësia dhe blegtoria, plus shërbimet që nevojiten kudo që t’i akomodosh.
9.2. Zhduken fshatra të tërë, 35 të tillë, dhe krejt toka e tyre bujqësore dhe lugina e Drinit të Zi është nga më pjelloret e Shqipërisë (4-5 mijë hektarë tokë shumë pjellore). Një hidrocentral më shumë nuk është më mirë sesa një hambar më pak. Hidrocentralet kanë një jetëgjatësi të caktuar (sepse vjen një ditë e mbathen nga depozitimet), kurse fusha (lugina) është brez pas brezi.
9.3. Dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme lidhja shpirtërore e banorëve me zonën.
9.4. Varroset historia e lavdishme e Dibrës, histori mijëravjeçare, ku spikat si “Olimpi”, Historia e Skënderbeut, heroit të vetëm kombëtar të shqiptarëve. Pra këtu bëhet fjalë për historinë e popullit shqiptar. Nuk ka Skënderbe pa Dibër e pa Dibër nuk ka Shqipëri.
9.5. Në luginën e Drinit të Zi, nuk mbetet më vend për të kujtuar luftërat skënderbejane të skalitura në historinë e Shqipërisë dhe ky është dëm kolosal, që shkel mbi amanetin e të parëve dhe shkërmoq identitetin e pasardhësve.
9.6. Denatyralizohet lugina e Drinit të Zi, e cila ka një pjesë të rëndësishme të fondit bujqësor në Republikën e Shqipërisë dhe disa prej tokave më pjellore të vendit, si dhe shumë burime natyrore që janë mundësi zhvillimi shumë më tepër sesa një HC.
9.7. Ndryshon krejtësisht skema ekonomike e zonës, deri në nivel qarku, ndërsa dendësia e popullsisë në më shumë se 2 mijë km2 midis Kukësit në veri, Mirditës e Matit në perëndim, Bulqizës në jug e kufirit shtetëror në lindje, bie në më pak se 20 banorë/km2. Në aspektin gjeostrategjik, ky do të ishte i dëmshëm për sigurinë e vendit, menaxhimin e resurseve dhe të ardhmen ekonomike të saj.
9.8. Nga 15 njësi administrative brenda Bashkisë Dibër, përfshi qytetin e Peshkopisë, preken plotësisht ose pjesërisht nga përmbytjet e Skavicës 9 njësi administrative, pra më shumë se gjysma e Bashkisë.
9.9. Nga 83 fshatra gjithsej, që përmbyten plotësisht ose pjesërisht janë 35, të tjerët nuk përmbyten por dalin jashtë loje dhe zhduken sepse: ose u përmbyten tokat, ose u ndërpriten rrugën me qendrën administrative, u mungon komunikimi me pjesën tjetër, është e pamundur të riorganizohen me kushtet e sotme me të cilat ballafaqohen fshatrat shqiptarë në zonën verilindore të vendit.
9.10. Popullsia gjithsej sipas regjistrit të zyrës civile dhe planeve të zhvillimit të vetë ish-komunave midis viteve 2005-2008, ishte 41558 banorë nga afro 80 mijë banorë në rang të Bashkisë Dibër (nga regjistrimi i censusit 2011 për këto 9 njësi administrative janë 29104 banorë). Natyrisht, në vitin 2022 ky numër është akoma më i vogël nëse ndjekim logjikën e migrimit masiv nga zonat malore drejt zonave fushore të vendit apo dhe emigrimit jashtë vendit. Kjo shifër, përafërsisht, në vitin 2022, për 9 njësitë administrative që morëm në analizë, është mes 15-20 mijë banorë.
9.11. Pra, impakti i ndërtimit të Skavicës është për më shumë se 40 mijë vetë (që preken me dëmtimin e pronës, humbjet e lidhjeve familjare, kontaktet, bizneset etj), kurse që shpërngulen plotësisht është gati gjysma e tyre, afro 20 mijë vetë.
9.12. Pjesa që mbetet e paprekur, detyrohet të largohet vetvetiu pasi janë fshatra malorë pa të ardhme, me pak tokë bujqësore dhe larg qendrës urbane e administrative, larg shkollave, larg spitaleve, pa infrastrukturë rrugore e pa shërbime.
9.13. Shfuqizohet e gjithë veprimtaria e deritanishme në bujqësi, ku është derdhur djersë e gjak për ndërtimin e qindra kilometrave kanale, sistemimin e tokave, pyllëzime artificiale etj, një punë heroike ndër breza, e cila nuk ka çmim.
9.14. Në kushtet kur shkenca ka parashikuar që thatësira do të rritet gjatë këtij shekulli, është e pafalshme të bazosh perspektivën e energjisë së vendit vetëm nga hidrocentralet. Ndaj duhen gjurmuar alternativat, si energjia solare, ajo e erës etj, të cilat kanë më pak kosto, janë të pashtershme, e nuk sjellin dëme të tilla në mjedis e në ekonomi sikurse “Skavica”.
9.15. Skavica, sipas pretendimeve të zyrtarëve, përmirëson sistemin hidroenergjetik të vendit me maksimumin e vet 10-12%, ndërkohë që humbjet në rrjet si pasojë e abuzimit, vjetërsisë së teknologjisë, keqmenaxhimit, problemeve në sistemin e shpërndarjes etj, shkon nga 18-30%.
10.Literatura
-Akademia e Shkencave e Shqipërisë (1990), “Gjeografia Fizike e Shqipërisë”, volum 1&2, Tiranë.
-Pano, N., (2015), “Pasuritë Ujore të Shqipërisë”, fq.203-212, 281-300, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë.
-Gruda, Gj., (2021), “Relievi Strukturor i Shqipërisë”, fq 571-578, nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë.
-Gruda, Gj., (2003), “Gjeomorfologjia”, tekst universitar, “SHBLU”, Tiranë.
-Qiriazi, P., (2019), “Gjeografia Fizike e Shqipërisë”, Tiranë.
-Melo, V., (1990), "Megastructures of the Albanids and the features of relief related to them", Tirana.
- Institute of Statistics - Statistical yearbooks of Dibër district and censuses 1989, 2001, 2011 and at the district level for the year 2021.
-https://sot.com.al/opinion-editorial/edhe-njehere-mbi-skavicen-171
-https://ëëë.balkanëeb.com/skavica-e-madhe-s-485-nje-hec-i-pazevendesueshem/
-https://ëëë.reporter.al/2020/05/22/miliona-euro-humbje-shtese-ne-rrjetin-e-energjise-elektrike/
Most read


Debate on Kosovo's past

Is Kelliçi trying to sideline Berisha in the campaign he is running?

For Olltrak, a ram was slaughtered, for Kuçova a flock will become a "sacrifice"!

Rikard Larja, the actor, director and screenwriter who hid other talents

Under the umbrella of media freedom...

Belind Kelliçi, a local who came like lambs in '89, slaughter the female, keep the male

Our pathetic model of media and free speech!

"SOT" newspaper and real patriotism, vetting, anti-corruption and pro-Americanism

The Basha-Alibeaj leadership or the "binomial" of the future!

Why should citizens pay twice for the same "goods"?!
