BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Opinion / Editorial

Takimi i Milanos dhe investimet e Diasporës

Takimi i Milanos dhe investimet e Diasporës

Takimi i djeshëm i kryeministrit me emigrantët në Milano tha shumë. Vetëm në Italinë e Veriut janë të rregjistruar 22 mijë sipërmarrje shqiptare. Po bëhen mbi 3 dekada që asnjë kryeministër i Shqipërisë nuk ka organizuar një takim të përmasave qoftë edhe dhjetë herë më të vogla, në një nga vendet me Diasporë të jashtëzakonshme shqiptare, si në Itali. Marrëveshja me qeverinë italiane për pensionet e emigrantëve në Itali i ka dhënë fort zemër Diasporës sonë në Itali. Ajo mund të investojë fort këtu tek ne. Po pse nuk po e bën akoma? Vetëm për vitin 2023, përfaqësuesit e Diasporës në Itali sollën 320 milionë euro në atdhe në remitanca, dërgesa parash në familjet e tyre. Ne tani, kemi nevojë për miliardat e tyre në kursime dhe sipërmarrje, që t’i transformojmë në Shqipëri si investime. Sipas studjuesit shkencor dhe më të përgatiturin që kemi për lëvizjet e Diasporës sonë, Dr. Ilir Gëdeshi, kursimet e përfaqësuesve të Diasporës sonë me të hollat që ata dërgojnë tek të afërmit në Shqipëri janë në një raport 5.5 me një. Kjo do të thotë se për çdo euro që ata dërgojnë në atdhe, kanë lënë mënjanë, i mbajnë në shtëpi ose në bankat tregtare të vendeve ku jetojnë 5.5 euro. Sfida qëndron si mund të tërhiqen këto fonde në Shqipëri, në të mirë në radhë të parë të vetë përfaqësuesve të Diasporës dhe në radhë të dytë, të ekonomisë dhe shoqërisë sonë. Këtë duhet ta vendosim tani. Duhet të jetë një nga përparësitë kryesore të qeverisë që do të marrë votëbesimin nga parlamenti i ri në shtator 2025. Së bashku me votimin real të Diasporës. Nëse marrim një mesatare modeste të kursimeve të Diasporës për banor prej 10 mijë euro për banor, duke ditur sa kursimtarë jemi ne shqiptarët, të pranuar dhe nga studime të bankave qendrore të Italisë dhe Greqisë, stoku i kursimeve të momentit në Diasporë është 19.3 miliardë euro. Vetëm në Itali regjistrohen nga Ministria e Punës e këtij vendi 34 mijë e treqind biznese të shqiptarëve për Dhjetorin 2020. Interesi mesatar i depozitave bankare kohore në Shqipëri është 1.2-1.5% në vit, ndërsa në Itali dhe në Greqi është pak më i ulët, përkatësisht 0.8-1.2% në vit dhe 0.9-1.3% në vit. Vetëm dhe thjesht për këtë diferencë shumë të vogël interesi, kursimet e përfaqësuesve të Diasporës nuk mund të vijnë në Shqipëri, pranë bankave tona tregtare. Nevojitet një mekanizëm tjetër, një Levë Arkimedi që të thyhet muri i mosbesimit dhe frikës lidhur me (pa) sigurinë e investimit të të hollave të tyre në Shqipëri, të ushqyera këto tashmë prej tre dekadash me gjithfarë lloj legjendash urbane, disa dhe me baza historish të vërteta të hidhura, por që nuk ndodhin vetëm tek ne, në Shqipëri. Leva e vërtetë e Arkimedit ka formën e një sfurku tridhëmbësh. Së pari, është mundësia e hapjes, me kontribut edhe të shtetit tonë, të një banke investimi, bankë zhvillimi. Një qasje të tillë zgjodhi Maqedonia e Veriut për Diasporën e saj dhe i ka shkuar deri tani shumë mirë. Së dyti, janë fondet e investimit që mund të tërheqin kursimet e Diasporës. Shembulli më klasik përbëhet nga fondet e investimit, fillimisht të hapura me garanci shtetërore dhe pastaj të kaluara tërësisht në duart e strukturave private, në Irlandën e viteve 1980-2000. Këto fonde investimi, që aplikonin përqindje interesi të larta dhe që tërhoqën shuma të konsiderueshme të kursimeve të qytetarëve irlandezë jashtë vendit, sidomos në SHBA, u përdorën për investime të rëndësishme dhe kontribuan në boom-in ekonomik të Irlandës në këto dy dekada. Së treti, janë bono, letra me vlerë për kursimet e Diasporës, të lëshuara nga Shteti ose nga kompani të mëdha private. Bono të Diasporës ka lëshuar shteti i Izraelit që në vitin 1951. Arriti të mbledhë mbi 25 miliardë dollarë. Bono shtetërore ose private ka lëshuar me sukses edhe India. Mblodhi 11 miliardë dollarë amerikanë me dy emetime (dalje) për Diasporën. Tek ne, interesi mesatar i titujve të korporatave shqiptare (kompanive të mëdha shtetërore dhe private), edhe pa patur ende një bursë funksionale, shkon nga 4-6% në vit (në Lekë). Kjo përqindje mund të provohet tërheqëse për kursimet e përfaqësuesve të Diasporës, nëse investimi i fondeve të Diasporës ka fillimisht një garanci nga Shteti ynë.Janë mundësitë që të nisim të zbulojmë dhe shfrytëzojmë këtë “Eldorado” kursimesh, në të mirë të Diasporës dhe të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Një shembull mund të na zgjojë interesin. Ndërtimi i Portit kombëtar tregtar të Porto Palermos. Mund të kemi nevojë të ngrejmë me kursimet e emigrantëve dhe të shqiptarëve në Shqipëri, një fond investimi edhe 1.5-2 miliardë euro në pesë vitet e ardhshme. Me Diasporën në Itali, por edhe Greqi, Gjermani e Britani e Madhe, mund ta bëjmë. Përfaqësuesi apo përfaqësuesja jonë e Diasporës në Itali dhe Greqi mund të japë me shumë dëshirë kursimet e tij apo saj për investime të tilla, edhe me 3.5-4% interes vjetor. Është para e dhënë me dashuri, që ka nevojë për shumë, shumë siguri. Këtë siguri duhet ta japë qeveria jonë.