BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Opinion / Editorial

Vetë emërtesa: Bashkësi e Komunave me shumicë serbe i jep asaj atributin e një republike serbe brenda Kosovës

Vetë emërtesa: Bashkësi e Komunave me shumicë serbe i jep

Vetëm me faktin se zgjedhja e kësaj emërtese të kësaj sajese si Bashkësi e Komunave me shumicë serbe është shumë djallëzore dhe jep e krijon kushtet e funksionimit si një Republike autonome serbe brenda Kosovës,që më vonë ajo të shpallë pavarësinë dhe bashkimin me Serbinë. Dhe pyesim se a do ta pranonte Serbia formimin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Shqiptare në Luginën e Preshevës? Dhe pse ish-politika dhe ish-pushteti në Kosovë nuk këmbëngulën herët dhe në kohë për një gjë të tillë, dhe pse as ndërkombëtarët nuk ia kërkuan Serbisë këtë gjë për shqiptarët e Luginës së Preshevës? Si është e mundur që as politika e Tiranës pozitë-opozitë nuk u shqetësuan dhe as nuk e mbështetën seriozisht Kosovën, kur për pushtetin dhe politikën në Shqipëri tashmë dihet botërisht se ka qenë në një linjë dhe pro çdo plani të Beogradit dhe pro çdo presioni perëndimor për copëtimin e Kosovës dhe pro për lloj-lloj kushtëzimesh e presionesh kundër saj, por jo se ish-pushteti i djeshëm dhe opozitë e sotme, edhe kjo jo se ka bërë ndonjë gjë në mbështetje të Kosovës përveçse ndonjë retorikë mjerane e sipërfaqësore. Edhe opinioni publik në Shqipëri nuk është se ka treguar ndonjë ndjesi dhe interesim për çfarë duhet bërë dhe mbështetur Kosova.

Ndërsa mediat televizive e gazetareske dhe intelektualët mediatik e opinionistët as që u ka interesuar por madje kanë qenë dhe janë edhe në dëm të Kosovës, përveçse shumë rrallë për të mos thënë se janë e numërohen me gishta. Kosovën, si politika ashtu edhe mediat e Tiranës e kanë parë nga shumë larg dhe me mendjen, sytë e veshët e indiferentizmit dhe të atyre që paguajnë për promovimin e agjendave antikombëtare, sidomos të agjendave anti-kosovare. Këtu mund të përjashtohet nga mediat e Tiranës Gazeta “SOT”, e cila ka botuar editoriale dhe shkrime për realitetin në Kosovë duke mbështetur politikën e reciprocitetit, sovranitetit dhe dinjitetit shtetëror, tërësinë territoriale dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës dhe ka kundërshtuar si copëtimin e Kosovës ashtu edhe Open Ballkanin ashtu sikurse që si media e së vërtetës, gazeta “SOT” gjithmonë ka demaskuar dhe demaskon korrupsionin e lartë politiko-shtetëror në Shqipëri dhe ashtu sikurse që gjithmonë ka mbështetur edhe drejtësinë e re,SPAK-un dhe Vetting-un juridik e politik. Mos anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk është dështim por është triumf i politikës dhe qeverisë së Kosovës mbi padrejtësinë edhe të atyre shteteve të cilat para 25 vitesh e çliruan Kosovën. BE dhe SHBA çuditërisht pas Pavarësisë së Kosovës punuan kundër shqiptarëve me qëllim për një rikthim “paqësor” të Serbisë në Kosovë duke përdorur lloj-lloj kurthesh, intrigash dhe eksperimentesh të padëgjuara më parë, siç është edhe ky farë Asociacioni për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe, që do thotë formimin e një mini-shteti serb të botës serbe në Kosovë.

Që në vitin 2008 e kam porositur politikën kosovare në Librin tim “TRIUMFI I KOMBIT” se asgjë nuk u duhet dhënë serbëve të Kosovës më shumë se sa çfarë do të marrin shqiptarët në Kosovën Lindore. Mirëpo fatkeqësisht politika e Kosovës ra në dorë të injorantëve dhe të atyre që u mashtruan shumë lehtë dhe bënë gjithfarë lëshimesh në dëm të Kosovës vetëm për interesa personale pushteti dhe korrupsioni, pasojat e së cilës po i vuan sot Kosova. BE nuk ka pse të vendosë asnjë lloj kushti, dhe Kosova nuk duhet të tolerojë dhe të kapitullojë para kushteve e presioneve të BE-së me mos pranimin e Kosovës në KiE. Kosova është e përjetshme dhe BE e KiE janë të përkohshme, dhe koha në të ardhmen nuk dihet se çfarë ngjarjesh sjell. Për shqiptarët Kosova është e para dhe pastaj BE e KiE. E pësoi një herë Kosova kur për liberalizim vizash humbi 8100 hektarë troje me Malin e Zi. Asociacionin me siguri që Serbia gjithmonë do ta përdorë më vonë si justifikim për ta bërë atë territor të Republikës së Serbisë.

Përderisa mjerisht dhe shumë fatkeqësisht pro këtij asociacioni është edhe politika zyrtare e Tiranës si dhe opozita e dështuar e Kosovës së cilës i takon “merita” e sjelljes dhe e kthimit së kësaj gjendjeje dhe derexheje të dëmshme për Kosovën atëherë zgjidhja do të ishte një Referendum popullor ku populli i Kosovës ta merrte përgjegjësinë për t’u shprehur mbi këtë sajesë antikombëtare të BE-së sipas planit serbo-sllav, formimin e Asosacionit të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Formimi i Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në Kosovë do ishte shpërblim për genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës.