BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa confesses the unsaid: This is how Ramiz Alia in complete secrecy and cunning, oriented, guided, and forced by foreign agencies organized the movement of December '90, from the infiltration of spies of the former State Security, to secret...

Muharrem Xhafa confesses the unsaid: This is how Ramiz Alia in complete secrecy
x
BREAKING NEWS

Here are the dark secrets that "Foltorja" hides, Evi Kokalari broke the scandals of Shkëlzen, Ilir Meta, Albana Vokshi, Flamur Noka, Edi Paloka and Abi Malltez: How Sali Berisha's people have threatened me, I tell you all their dirty deals

Here are the dark secrets that "Foltorja" hides, Evi Kokalari broke
x
BREAKING NEWS

Britain sends a "message" to SPAK about Sali Berisha, Ambassador King Smith wants to start a criminal investigation against the corrupt and warns of another list of "non-women", London is committed to dismantling the links between crime, corruption and...

Britain sends a "message" to SPAK about Sali Berisha, Ambassador King
x
BREAKING NEWS

SPAK has put them under investigation, the assets of Damian Gjiknuri and Olta Xhaçka are disclosed, from apartments, garages, to bank accounts, here are the documents

SPAK has put them under investigation, the assets of Damian Gjiknuri and Olta
x
BREAKING NEWS

This is why Edi Rama attacked the Americans and SPAK in Congress, the list of MPs, former MPs, ministers, ex-ministers and mayors waiting for their turn in the prison cell is revealed

This is why Edi Rama attacked the Americans and SPAK in Congress, the list of
x
BREAKING NEWS

From Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, to Sabri Godo and Remzi Lani, Ilir Demalia releases the "bombshell" list of "VIP" characters who were part of the former State Security and Labor Party, here aliases

From Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz
x
BREAKING NEWS

Olsi Rama involved in traffic, Gazment Bardhi threatens Edi Rama and is expected to make public the file of the prime minister's brother on December 14, 2023

Olsi Rama involved in traffic, Gazment Bardhi threatens Edi Rama and is expected
x
BREAKING NEWS

Half of the government in prison and half under investigation, Edi Rama convenes the SP Congress and launches a frontal attack against the USA and SPAK, in a panic from the republic of prosecutors

Half of the government in prison and half under investigation, Edi Rama convenes
x

Politike

Gjon Bruçi: Çelo Hoxha, 'perverts' and the toxic waste of the National Front, slander and fraud against LANÇ, anti-national actions, the partisan war is a jewel that does not get dirty

Gjon Bruçi: Çelo Hoxha, 'perverts' and the toxic waste

Gjon Bruçi, member of the Secretariat of the Central Committee of the Communist Party of Albania, has reacted strongly, after the attacks of the head of the National Front, Adriatik Alimadhi and the executive director of the Institute of Crimes and Consequences of Communism, Çelo Hoxha in the address of the Anti-Fascist National Liberation War . Mr. Alimadhi and Mr. Hoxha say on social networks that the partisan war was a fratricidal war, while for the Hero of the People, Qemal Stafa, the head of ISKK claims that he was a tool of the fascists. But about these accusations and to learn more about LANÇ, "SOT" newspaper spoke with Mr. Bruçi. The latter, during an interview for "SOT" newspaper, described Hoxha and Alimadhi as traitors, who aim to divide Albanians with their lies. According to him, the hysteria towards the Anti-Fascist War that the ballisticians have,

- Mr. Bruçi, for years, but especially in the last few days, the head of the National Front, Adriatik Alimadhi, and the executive director of the Institute of Crimes and Consequences of Communism, Çelo Hoxha, have made strong accusations against the partisan war, which, as they say, it was a fratricidal war. Have a comment?Gjon Bruçi: Çelo Hoxha, 'perverts' and the toxic waste

 In all our history two

mijë vjeçare, mercenarët dhe tradhtarët brenda radhëve tona, na kanë sjellë dëme e pasoja kombëtare më të shumta se gjithë pushtuesit e huaj, që nuk kanë qenë të paktë. Siç duket, të huajt, duke u njohur me krenarinë individuale të racës sonë, përcaktuan edhe “çelësin” e abuzimit më këtë veti të rrallë. Ky çelës ishte përçarja. Ose më saktë “Përça e sundo”, slogan i përdorur praktikisht që nga pushtuesit romakë, e gjer tek këta modernët e sotëm. Të vetmen periudhë, ku mercenarët dhe tradhtarët u tulatën gjer në sosje, ishte periudha e Socializmit, ku murin e unitetit të shqiptarëve, nuk kishte pushtues që mund ta çarte.  Ai “mur” uniteti ishte ngritur e konsoliduar nga Udhëheqja e Partisë Komuniste (Partisë së Punës) me në krye Strategun e Fitores së Epopesë së LANÇ dhe asaj të Ndërtimit të Socializmit, Enver Hoxha. Mirëpo, me largimin nga jeta të Zotit të Konakut, brezi që mori stafetën e Socializmit, i mbërthyer nga problemet meskine e personale, dhe i nanurisur nga jeta paqësore gjysëm shekullore, nuk arriti ta dëgjojë “trokun” e kalit të drunjtë, i cili po rendte drejt nesh. Ky kalë i drunjtë, që shembi Trojën e lashtë, arriti të shembte edhe Trojën e re, që simbolikisht ishin simotra në racë njerëzore dhe në vepra botërore. Njëzet e pesë vjet rresht i qëndroi Skënderbeu furtunës osmane, duke mbrojtur Arbërinë dhe gjithë Europën nga perandoria në fjalë. Pas vdekjes së Kryetrimit, hakmarrja e pushtuesit ishte nga më të egrat e kohës. Dyzet e pesë vjet qëndroi kalaja e socializmit shqiptar, por pas largimit nga jeta të Burrit të Dheut, Enver Hoxha, pushtuesit e rinj nisën e po zbatojnë të njëjtin plan, me ata të shekullit të 15-të. Në të dy rastet, Kalatë Arbëroro-Shqiptare, nuk ranë nga sulmet ballasi, por nga “qentë e ngordhur”, që pushtuesit hodhën në “burimin” e kalave tona. Në të dy rastet,  “qentë e ngordhur” vinin nga klasat e epërme të shoqërisë, kontigjenti më i korruptueshëm i çdo kombi. Ndryshimi midis atyre të shekullit të 15 dhe  të fundshekullit të 20-të, qëndronte, thjeshtë tek veshja, tek forma, tek reklama. Të parët u veshën me brekushet e halldupëve pushtues, ndërsa të dytët, me rroba moderne europiane, madje zgjodhën e veshën dhe pelerinën e qelbur të organizatës më qesharake, më sojsëze dhe më renegate, atë të Ballit të Kombit, që falë “veprave” shumë shpejt definuan në “Bishti i kombit”.

-Sipas jush, ballistët kanë kontribut në rrëzimin e sistemit komuniste në vitet ’90?

Nuk ishin ballistët, e as pinjollët e tyre që e përmbysën socializmin në Shqipëri, sepse raca e tyre ishte varrosur në varrin e përbashkët me nazifashizmin, të cilit i shërbyen si zagari gjuetarit. Në shkrimin e botuar në fund të viteve 40-të tek gazeta “Dielli”, e cila botohej nga atdhetarët tanë në Amerikë, Fan Noli do të shkruante: “Ballistët tanë ranë si shahitë të luftës fashiste, dhe nuk kanë asnjë shpresë që të ringjallen si lugatë nga ndonjë luftë e afërme reaksionare. Pra, mos ua varni torbën, po u tregoni vendin. Dhe vendi i tyre është në varrezat e fashizmës”! Dhe vërtet, pas dy dekadave të para të pas luftës, kur Socializmi në Shqipëri, kishte hedhur themele të sigurta, dhe kur ne qytetarët e brezit të pasluftës, u inkuadruam në drejtimin e pushtetit, e patëm harruar historinë e Ballit, përveç poezisë që u pati kushtuar poeti partizan, Shefqet Musaraj, të cilën ne e recitonim dhe qeshnim me lot, së bashku me pinjollët e ballistëve të luftës. Jam i sigurtë se Alimadhi dhe Çelo Hoxha, dy zëdhënësit më të zellshëm të Ballit, në ato vite ishin në kopshte, e shumta në shkollat fillore, të cilët pas dy dekadave të tjera do të mbaronin edhe shkollat e larta, si unë vërsniku i tyre, që kisha babain Dëshmorë të Atdheut, vrarë nga baballarët e këtyre të dyve.

-Kush i nxori nga “varret” dhe i ringjiti në skenë pinjollët e Ballit, së bashku me “programin” e tyre antikombëtar?

Asnjë ballist, apo pinjoll ballisti, nuk do të kishte guxuar të ngjitej në skenën e politikës, qoftë edhe me sistemin borgjez e kapitalist që u “përurua” me dhunë e tradhti në vendin tonë, nëse nuk do të ishte një dorë, madje dy duar të zgjatura drejt tyre. Njëra ishte dora e të huajve, e pushtuesve të rinj, ndërsa tjetra e mercenarëve puthadorë e bythëlëpirës të të parëve, që sot, për fat të keq, i kemi në politikë e në pushtet. Objektivi tashmë i qartë i pushtuesve të rinj, euroatlantikë, por edhe i çdo pushtuesi tjetër, nuk ishte vetëm shembja e Socializmit në Shqipëri, por edhe shpërbërja e këtij vendi, i cili për fatin e tij të mirë, por edhe të keq, u ndodh dhe ndodhet në kryqëzimin e rrugëve strategjike lindje – perëndim dhe anasjelltas. Ky vend i vogël, në këtë kryqëzim strategjik, për gjysëm shekulli me radhë, nuk lejoi që, trualli i tij të bëhej poligon i eksperimenteve politike e ushtarake të fuqive të mëdha. Që kjo “pengesë” të mos përsëritet, ata, siç po e shohim përditë, kanë vendosur të përdorin të gjitha format për zhbërjen e kombit shqiptar. Dhe një nga këto forma, madje më e efektshmja, është parulla mijëravjeçare “Përça e sundo”!  Këtë lojë të ndërkombëtarëve, e mbështesin edhe mercenarët në politikë e në pushtet, të cilët janë vënë plotësisht në shërbim të armiqve shekullorë të Shqipërisë. Dhe ky kolaboracionizëm i sotëm i mercenarizmit të ri e modern, nuk mund të këtë asnjë lloj alibie në historinë e kombit tonë, ashtu siç nuk pati e nuk do të ketë alibi, as kolaboracionizmi i ballistëve të kohës së luftës me nazifashizmin.

-Po, cila është detyra e ballistëve të sotëm, në fushën e përçarjes kombëtare?

Të deformojnë, të mallkojnë, e të asgjësojë dy Epokat e lavdishme të historisë shqiptare, LANÇ dhe Ndërtimin Socialist, Epoka të cilat e vendosën Shqipërinë zyrtarisht dhe përfundimisht  në hartën e Europës, aty ku shqiptarët ishin banorët më të parë të saj. Në vrullin që pinjollët e Ballit të kombit, më saktë,  të Bishtit  të tij, kanë marrë kundër dy epokave të mësipërme, ata nuk lënë mashtrim pa formuluar nën parullën tashmë të mirënjohur, “shpif, shpif se diçka do të mbetet”!  Në morinë e shpifjeve monstruoze, etiketimi i LANÇ si luftë civile, dhe “reduktimi” i numrit të Dëshmorëve të Atdheut nga 28 mijë, në vetëm 3500, siç i nxjerr shef Çelo dhe kryetar Alimadhi, përbën mashtrimin më monstruoz, i cili, jo vetëm prek ndjenjat e veteranëve e pasardhësve të tyre e të Dëshmorëve, por për më keq, përcjell tek brezi i ri një histori të shpifur, që nuk e beson askush mbi faqen e dheut, por që trondit identitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve.

-Ka një debat për shifrat e heronjtë të rënë gjatë luftës. Ballistët thonë se nuk kanë rënë 28 mijë dëshmorë. Si ju duken këto deklarata?

E zëmë se shifra 28 mijë Dëshmorë nuk është e saktë. Po e supozojmë të jetë më pak. Çfarë interesi kanë Çelot dhe Alimadhët, që fatkeqësisht kanë pasaporta shqiptare, ti thonë Botës se ne shqiptarët i kemi dhënë luftës vetëm 3500 Dëshmorë, kur vetë Bota, qysh në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1946, e ka pranuar shifrën e 28 mijë Dëshmorëve të Shqipërisë, së bashku me dëmet e tjera  njerëzore e materiale, që i shkaktoi nazifashizmi gjatë Luftës së Dytë Botërore?  Vetëm një antishqiptar i kategorisë së zezë, mund të marrë këtë pozicion të ndyrë të mohimit të gjakut të bashkatdhetarëve të tyre. Vetëm një mercenar i pafytyrë, luan me shifrat e rënies së gjindjes së vet, duke i bërë qejfin hasmit të afërt e të largët. Në filmin artistik “Oshëtimë në Bregdet”, babai i thotë të birit, që ishte bashkuar me fashistët dhe u kundërvihej komunistëve dhe shokëve ilegalë: “Mua, mund të mos më duash . . . as këtë që të ka bërë kokën, or haram . . (tregon të jëmën). . . Por Shqipërinë ta duash! Kupton! Ta duash! Nuk ka rrugë tjetër”!

-Keni një mesazh për qytetarët dhe veçanërisht për ata që janë prekur nga sulmet e akuzuat që i janë bërë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare?

Ju pinjollë të bishtit të kombit, komunizmin mund të mos e doni, dhe keni hak, sepse komunizmi nuk i pranon parazitët që i thithin gjakun popullit, dhe as tradhëtarët që shesin Atdheun e tyre. Por Shqipërinë duhet ta doni. Nëse jeni shqiptarë. Në të kundërtën, kërkoni azil si shoku juaj Tufa. Në mbyllje të shkrimit, po marr një frazë nga shoku im i nderuar, Preng Cub Lleshi, i cili e ka fiksuar në kopertinën e librit të tij, ku thotë: ANTIKOMUNIZMI, ËSHTË ANTISHQIPTARIZËM”! Po, zotërinj ‘perversë’ të mbeturinave toksike të Ballit Kombëtar, veprimet, shpifjet dhe mashtrimet tuaja kundra LANÇ, Dëshmorëve të saj, por edhe kundër arritjeve të Epokës Socialiste dhe Shqiptarit të Madh Enver Hoxha, janë shpifje e veprime antikombëtare. Mundohuni të shkëputeni nga historia me erë të qelbur e baballarëve tuaj, nëse nuk doni që, kur të ndaheni nga kjo botë, të përfundoni në krah të ustallarëve bojë hiri të paraardhësve tuaj.

Interviewed by: Rigels Seliman

 

           

 

 

 

 

 

Most read