BREAKING NEWS

Gazment Bardhi i përgjigjet akuzave të Sali Berishës: Sulme të pa padenja, por të padëmshme

Gazment Bardhi i përgjigjet akuzave të Sali Berishës: Sulme
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat e forta për deputetin demokrat: Duhet të largohesh nga PD! Si i fitove ti 32 mln euro?

Sali Berisha nxjerr prapaskenat e forta për deputetin demokrat: Duhet
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë: Ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Ministria e Shëndetësisë: Ja si paraqitet situata epidemiologjike
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha përballet me surprizën e pakëndshme rrugës për në Korçë, ndërhyn urgjent policia

Lulzim Basha përballet me surprizën e pakëndshme rrugës
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha tregon "postin" që ka marrë Yuri Kim në PD: Në emër të gjithë shqiptarëve mos…

Sali Berisha tregon "postin" që ka marrë Yuri Kim në
x
BREAKING NEWS

Ndryshime të reja në qeveri, zbardhet vendimi i fundit

Ndryshime të reja në qeveri, zbardhet vendimi i fundit
x
BREAKING NEWS

“Bombë” infektimesh nga Omicron në këtë qytet në Shqipëri, mjekja jep alarmin: Përveç variantit të ri, po qarkullon edhe...

“Bombë” infektimesh nga Omicron në këtë qytet
x
BREAKING NEWS

KLSH kallëzon në SPAK 8 punonjës të ‘Shëndetësisë’

KLSH kallëzon në SPAK 8 punonjës të
x

Politike

Kanë në dorë fatin e Kushtetueses, zbardhet pasuria e anëtarëve të KED, nga llogaritë e pronat, te milionat për shkollimin e fëmijëve dhe dhuratat e majme

Kanë në dorë fatin e Kushtetueses, zbardhet pasuria e

Zbardhet pasuria e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ky organ prej disa vitesh ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi ka në dorë plotësimin e Gjykatës Kushtetuese. KED-të e para nuk funksiononin, ndërsa më pas nisën dhe pazaret dhe presionet për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Por duket se situata vijon të jetë e njëjtë, pasi prej një viti ende nuk po zgjidhen 3 anëtarët e fundit në Kushtetuese. Po ashtu disa anëtarë po bëjnë ç’është e mundur që të ketë vonesa me emërimet e reja. Edhe pse pjesa më e madhe kanë kaluar vetingun, pasi ka dhe emra që janë aty pa hyrë në veting, gazeta po publikon pasuritë e deklaruar së fundmi prej tyre.

Ajo që bie në sy është se kreu i KED ka një pasuri të konsiderueshme. Ai ka deklaruar disa llogari, pjesa më e madhe në emër të vajzave. Sipas deklaratës ato i kanë fituar përmes trashëgimisë dhe nga gjyshërit. Pupe ka deklaruar: Apartament banimi në Tiranë, me sip.80m2, i paregjistruar. Kontratë porosie datë 24.03.2011 me vlerë 30 000 euro, me burim krijimi shitja e një apartamenti; Llogari rrjedhëse, 14 646,71 lekë, me burim krijimi të ardhurat nga punësimi dhe shpërblimet; Llogari rrjedhëse në vlerën 21 543,65 lekë, me burim krijimi të ardhurat e krijuara ndër vite puna si konsulent ligjor në projekte, si edhe kursime nga pagat ndër vite; Llogari rrjedhëse në vlerën 19 434,39 lekë me burim krijimi të ardhurat e krijuara ndër vite puna si konsulent ligjor në projekte, kursime nga pagat ndër vite, si edhe dhurim nga persona të tretë; Llogari rrjedhëse në vlerën 718 559 lekë, me burim krijimi të ardhurat dhe shpërblime nga punësimi pranë DH.K.Avokatisë; Gjendje cash në vlerën 1 400 000 lekë, me burim krijimi kursime nga punësimi ndër vite; Depozitë në emër të vajzës (N.P) në vlerën 6.106,38 dollarë, me burim krijim dëshmi trashëgimie; Depozitë në emër të vajzës (E.P) në vlerën 6.106,38 dollarë, me burim krijim dëshmi trashëgimie; Depozitë në emër të vajzës (N.P) në vlerën 2.187,02 dollarë, me burim krijimi dhurim nga gjyshërit dhe interesa bankare; Depozitë në emër të vajzës (E.P) në vlerën 2.511,38 dollarë, me burim krijimi dhurim nga gjyshërit dhe interesa bankare

Pasuria e Xhaferllarit dhe Toskës

Sa i takon anëtares tjetër, zonjës Marsida Xhaferllari, gazeta po pasqyron deklarimin e saj pasi u bë anëtare e Gjykatës Kushtetuese dhe deklarimin për vitin 2020. Për vitin 2017 ajo ka deklaruar: Gjendja në datën e hapjes së depozitës me 16.03.2017, është me 2,200,000.00 lekë: Llogari kursimi në euro. Gjendja në datën 31.12.2017 është 15,184.72 Euro dhe shtesa gjatë vitit 2017 është 5,192.74 Euro: Llogari e re kursimi në USD, e hapur me kontratën e datës 23.03.2017, me interes 0.10%, me kursime të mia. Gjendja në datën 31.12.2017 është 1,405.49 USD; Të ardhura neto nga paga dhe dieta në pozicionin e punës të Kryeinspektores së Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në shumën 1599 626 lekë; Të ardhura neto nga interesi i llogarive, në shumën 9,663.97 Lekë; Pagesa neto në cilësinë e lektores në formimin fillestar dhe vazhdues të Shkollës së Magjistraturës, të transferuara në llogarinë rrjedhëse, në shumën 85 636 lekë, etj. Ndërkohë, anëtarja tjetër në KED nga radhët e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska ka deklaruar: Dy llogari rrjedhëse, shtuar me 39231 lekë dhe shtuar me 1484 euro; Obligacion 2-vjeçar 1 milionë lekë, -19.200 lekë; Obligacion 10-vjeçar me vlerë 732.081 lekë, -51.244 lekë; Obligacion 10-vjeçar, 590.600 lekë, -34.608 lekë; Paga në Kushtetuese, 2.851.836 lekë; Të ardhura në Shkollën e Magjistraturës, 41432 lekë.

Ja pasuria e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

ERVIN PUPE

1.      Apartament banimi në Tiranë, me sip.80m2, i paregjistruar. Kontratë porosie datë 24.03.2011 me vlerë 30 000 euro, me burim krijimi shitja e një apartamenti

2.      Llogari rrjedhëse, 14 646,71 lekë, me burim krijimi të ardhurat nga punësimi dhe shpërblimet

3.      Llogari rrjedhëse në vlerën 21 543,65 lekë, me burim krijimi të ardhurat e krijuara ndër vite puna si konsulent ligjor në projekte, si edhe kursime nga pagat ndër vite

4.      Llogari rrjedhëse në vlerën 19 434,39 lekë me burim krijimi të ardhurat e krijuara ndër vite puna si konsulent ligjor në projekte, kursime nga pagat ndër vite, si edhe dhurim nga persona të tretë

5.      Llogari rrjedhëse në vlerën 718 559 lekë, me burim krijimi të ardhurat dhe shpërblime nga punësimi pranë DH.K.Avokatisë

6.      Gjendje cash në vlerën 1 400 000 lekë, me burim krijimi kursime nga punësimi ndër vite

7.      Depozitë në emër të vajzës (N.P) në vlerën 6.106,38 dollarë, me burim krijim dëshmi trashëgimie

8.      Depozitë në emër të vajzës (E.P) në vlerën 6.106,38 dollarë, me burim krijim dëshmi trashëgimie

9.      Depozitë në emër të vajzës (N.P) në vlerën 2.187,02 dollarë, me burim krijimi dhurim nga gjyshërit dhe interesa bankare

10.  Depozitë në emër të vajzës (E.P) në vlerën 2.511,38 dollarë, me burim krijimi dhurim nga gjyshërit dhe interesa bankare

11.  Bashkëshortja, znj.Olsa Brati, llogari bankare në vlerën 82.198,48 lekë, me burim të ardhurat nga punësimi

12.  Të ardhura neto nga Fakulteti i Drejtësisë në vlerën 253.086 lekë

13.  Të ardhura neto nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë në vlerën 676 500 lekë

14.  Të ardhura nga mësimdhënia në Universitetet Private në vlerën 46 000 lekë

15.  Bashkëshortja, znj.Olsa Brati, të ardhura nga paga pranë Avokatit të Popullit në vlerën neto 265 260 lekë

16.  Të ardhura nga Gjykata e Lartë, 1.551.393 lekë

MARSIDA XHAFERLLARI

Viti 2020

1.      Llogari bankare, 268.940 lekë

2.      Depozitë bankare, 2.416.314 lekë

3.      Llogari kursimi, 24.289 euro

4.      Llogari kursimi mbyllur në dhjetor 2020, minus 2.126 USD

5.      Paga në Kushtetuese, 2.851.836 lekë

6.      Pagesa nga Terres des Homme për hartimin e protokollit të punës për fëmijët në konflikt me ligjin, 221.000 lekë

Viti 2017

1.      Depozitë bankare me afat 6 mujor me normë interesi 0.7 %, e hapur me 16.03.2017. Kjo depozitë u krijua me shumën e depozitës së vjetër bankare me afat maturimi 6-mujor dhe me kursime të tjera të miat. Si rrjedhim i depozitës së re, depozita e vjetër u mbyll.

2.      Gjendja në datën e hapjes së depozitës me 16.03.2017, është me 2,200,000.00 lekë

3.      Llogari kursimi në euro. Gjendja në datën 31.12.2017 është 15,184.72 Euro dhe shtesa gjatë vitit 2017 është 5,192.74 Euro

4.      Llogari e re kursimi në USD, e hapur me kontratën e datës 23.03.2017, me interes 0.10%, me kursime të mia. Gjendja në datën 31.12.2017 është 1,405.49 USD

5.      Të ardhura neto nga paga dhe dieta në pozicionin e punës të Kryeinspektores së Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në shumën 1599 626 lekë.

6.      Të ardhura neto nga interesi i llogarive, në shumën 9,663.97 Lekë.

7.      Pagesa neto në cilësinë e lektores në formimin fillestar dhe vazhdues të Shkollës së Magjistraturës, të transferuara në llogarinë rrjedhëse, në shumën 85 636 lekë.

8.      Pagesat bruto nga EURALIUS IV dhe IRZ për pjesëmarrje në grupin e punës për hartimin dhe rishikimin e komentarit elektronik të Ligjit për Statusin dhe Ligjit për Organet e Qeverisjes të Sistemit të Drejtësisë, që administrohet nga Shkolla e Magjistraturës, në vlerën 8 750 euro.

9.      Pagesë dietash për vizitë studimore në Bullgari, të organizuar nga Misioni Euralius IV për praktikat e inspektimit në gjyqësor, në shumën 600 euro

10.  Pagesa neto me çek nga Instituti për Studime Publike dhe Ligjore për hartimin e një metodologjie për monitorimin e karrierës në sistemin e drejtësisë, pas Reformës në Drejtësi në shumën 2550 USD.

11.  Pagese neto, nga organizata Terre des hommes për hartimin e një projektvendimi të Këshillit të Ministrave për standardet që duhet të ndjekin qendrat komunitare multidisiplinore për mbrojtjen e fëmijëve, në shumën 148,864.00 lekë.

ELSA TOSKA

1.      Dy llogari rrjedhëse, shtuar me 39231 lekë dhe shtuar me 1484 euro

2.      Obligacion 2-vjeçar 1 milionë lekë, -19.200 lekë

3.      Obligacion 10-vjeçar me vlerë 732.081 lekë, -51.244 lekë

4.      Obligacion 10-vjeçar, 590.600 lekë, -34.608 lekë

5.      Paga në Kushtetuese, 2.851.836 lekë

6.      Të ardhura në Shkollën e Magjistraturës, 41432 lekë

7.      Paga nga mësimdhënia, 40.284 lekë

8.      Pjesëmarrje në KiE, 254 euro

9.      Kthim shume mbi të ardhurat individuale në Drejtorinë e Tatimeve, 68.820 lekë

Bashkëshorti

10.  Llogari bankare, +14181 lekë

11.  Paga si specialist në Ministrinë e Infrastrukturës, 623.260 lekë

12.  Pensioni i nënës, 15.800 lekë/muaj

ADNAN XHOLI

1.      Llogari bankare, 875.470 lekë

2.      Të ardhura nga paga, 2.851.573 lekë

3.      Kredi e pashlyer, 2.797.398 lekë

4.      Bashkëshortja, llogari me vlerë 424.020 lekë

5.      Bashkëshortja të ardhura nga paga si OPGJ, 1.005.104 lekë

ASTRIT KALAJA

Sipas një raporti të BIRN, gjyqtari fillimisht Kalaja zotëronte familjarisht pasuri me vlerë 340 mijë lekë në vitin 2003, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare është rritur me 44 herë, duke kapur vlerën e 14.9 milionë lekëve. Në fund të vitit 2017, ai zotëron pasuri të patundshme me vlerë 10.8 milionë lekë, automjete me vlerë 400 mijë lekë, likuiditete bankare me vlerë 3.5 milionë lekë dhe likuiditete cash me vlerë 140 mijë lekë. Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 31.8 milionë lekë. Rreth 56% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni i gjyqtarit të Z. Kalaja, ndërsa 27.9% burojnë nga paga e bashkëshortes. Fitimet nga shitblerja e pasurive të paluajtshme për familjen Kalaja janë të barabarta me 3.3 milionë lekë, ose 10 % të të ardhurave. Në vitin 2011 subjekti deklaron një kredi bankare marrë nga Raiffeisen Bank dega Shkodër në muajin qershor 2011 në shumën 2 milion lekë, me afat shlyerje 10 vjet, me nje interes 4%. Kjo shumë është mbajtur në llogari bankare deri në momentin e blerjes së pasurisë tokë arë me sipërfaqe 379m2 në fshatin Pulaj Plazh Velipojë rrethi Shkodër, blerë me kontratë shitblerje 02.07.2013. Bashkëshortja e subjektit, Valbona Kalaja në vitin 2016 deklaron: “shtesë në pasuri të paluajtshme nga 1/3 në 5/12 të një apartament banimi o përbërë nga 2 dhoma e 1 kuzhinë me sip 62 m2, i ndodhur në lagjen Manush Alimani, rruga “Vasil Shanto”. Legalizuar shtesë apartamenti 10 m2. Burimi trashëgimi ligjore. Vlera 4 milionë lekë”.

ELONA TORO

1.      Depozitë, 19.235 lekë

2.      Ndryshimi i depozitës, 10.275 lekë

3.      Të ardhura nga trajnim me OSBE, 750 euro

4.      Të ardhura nga paga si gjyqtare, 2.648.858 lekë

5.      Të ardhurat e bashkëshortit në KLGJ, 2.448.202 lekë

6.      Llogari në emër të dy bashkëshortëve, 6.179 euro

7.      Llogari bashkëshorti, 819.683 lekë

8.      Llogari e pagës, 801.647 lekë

GJON FUSHA

1.      15 koshere me bletë, 105.000 lekë

2.      Paga si prokuror në Gjirokastër, 2.525.837 lekë

3.      Paga e bashkëshortes në Këshillin e Qarkut Gjirokastër, 847.612 lekë

4.      Kredi marrë në 2019 me vlerë 1.350.000 lekë

Vajza

5.      Derdhje në llogari nga prindërit pranë një banke në Gjermani, 100 euro

6.      Pagesë siguracioni shëndetësor, 90 euro

7.      Derdhje në llogari në Gjermani, 300 euro

8.      Rimbursim takse regjistrimi në universitet në Gjermani, 500 euro

9.      Bursë studimi, 5 mijë euro

10.  Ndihmë ekonomike nga universiteti “Jacobs” në Gjermania, 5.500 euro

11.  Kredi studentore, 27.000 euro

GENTI XHOLI

1.      Gjendje llogaria e pagës, 109.622 lekë

2.      Paga si prokuror, 2.550.407 lekë

Bashkëshortja

3.      Paga dhe shpërblime, 1.320.743 lekë

4.      Investime në fondin e pensionit, 67.596 lekë

5.      Kursime, 304.253 lekë

6.      Llogari, 6 mijë euro

Rilinda Selimi

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Rilinda Selimi deklaronte pasuri me vlerë 600 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 57.8 milionë lekëve. Familja Selimi deklaron pasuri të patundshme me vlerë 45.7 milionë lekë, mes së cilave edhe një pikë karburanti në bashkëpronësi në Lungomare të Vlorës, likuiditete bankare prej 5.6 milionë lekësh, automjet me vlerë 420 mijë lekë dhe kursime në cash prej 471 mijë lekësh. Gjyqtarja Selimi deklaron gjithashtu huadhënie në vlerën e 5.6 milionë lekëve. Të ardhurat familjare deri në fund të vitit 2017 janë 62.5 milionë lekë, nga të cilat paga e Znj. Selimi zë rreth 21% të totalit, ndërsa paga e bashkëshortit të saj, ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi zë 28% të totalit. Të ardhurat nga pika e karburantit dhe nga qiratë zënë 40% të të ardhurave totale, ndërkohë që 7.8% e të ardhurave burojnë nga shitja e pasurive të patundshme.