BREAKING NEWS

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po heton prokurori Sotir Kllapi, në skaner pronat dhe llogaritë bankare, nga tërheqja e 20 mijë euro në vitin 2008, lejet për ndërtime, vila në Gjirin e Lalzit, deri te mobilimi dhe misteri i...

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po
x
BREAKING NEWS

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e fundit e pyetjeve të tij në SPAK, ja provat që e kanë fundosur, juristi Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e
x
BREAKING NEWS

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur, Myslym Murrizi zbulon se çfarë po ndodh brenda opozitës dhe tregon "recetën" që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur,
x
BREAKING NEWS

Donald Lu flet për herë të parë për pushtetarët e lartë shqiptarë që po futen të gjithë në burg për korrupsion nga SPAK dhe nxjerr “zbuluar” qeverinë Rama, si i vuri në rresht ish-ambasadori i SHBA 140 deputetë për të votuar reformën në drejtësi...

Donald Lu flet për herë të parë për pushtetarët e
x
BREAKING NEWS

Manovrat e oligarkut Klodian Allajbeu, ja si e bleu spitalin e vet Amerikan për 24 milion euro, i dha borxh kompanisë që ishte në emrin e tij, zbardhen transaksionet e dyshimta, a duhet të nisë SPAK hetim për pastrim parash?

Manovrat e oligarkut Klodian Allajbeu, ja si e bleu spitalin e vet Amerikan
x
BREAKING NEWS

Ja pse u thirr Monika Kryemadhi në SPAK, prokurorët po shikojnë mundësinë për ta lënë fillimisht në “arrest shtëpie”, avokati Idajet Beqiri që denoncoi çiftin e PL zbardh të tjera detaje bombastike për aferat familjes “Meta”

Ja pse u thirr Monika Kryemadhi në SPAK, prokurorët po shikojnë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat pas 21 qershorit, fitorja e vulës së PD si ajo e Pirros së Epirit, Argita merr frenat e Partisë Demokratike dhe përjashton grupin e Bashës nga bashkimi

Sali Berisha pa mandat pas 21 qershorit, fitorja e vulës së PD si ajo
x
BREAKING NEWS

Gjeneralë, ushtarakë, ministra dhe oligarkë drejt burgut për bazën e Sarandës, në krye të kësaj afere qëndron Presidenti Bajram Begaj, personazhi që “iu bëri gropën” në SPAK paralajmëron Edi Ramën pas sulmeve të tij ndaj drejtësisë

Gjeneralë, ushtarakë, ministra dhe oligarkë drejt burgut për
x

Politike

"Kërkohen sisteme karriere të bazuara në meritë", ambasadori Gonzato në takimin e Ramës me administratën publike: Jeni pika kyçe për integrimin në BE

"Kërkohen sisteme karriere të bazuara në meritë",

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato i pranishëm në aktivitetin për prezantimin e Planit të Motivimit të Administratës Publike, tha sot se administrata publike është kyçe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në familjen evropiane.

Gonzato tha se 70% e legjislacionit të BE do të duhet të zbatohet në nivelin lokal.

“Mendoj se roli juaj është kyç në procesin e anëtarësimit. Ju jeni vërtet asetet e Shqipërisë për negociatat për anëtarësim në BE”, iu drejtua ai të pranishmëve në takim.

"Administrata publike është kyçe. Është ajo makineri përmes së cilës vendi përparon prioritetet e veta. Më vjen mirë që qeveria njeh rëndësinë e nëpunësit publik. Duhet të ketë një administratë publike pa korrupsion, transparente dhe llogaridhënëse për të ofruar shërbimet më cilësore për qytetarët dhe bizneset. Për të mundësuar që Shqipëria të luajë rolin e plotë si anëtare e BE. Duhen sisteme karriere të bazuara në meritë. Sisteme transparente, të bazuara në vlerësimin e aftësive të njerëzve.

Nuk është rastësore që për BE, reforma e administratës publike është thelbësore si elementët e tjerë të anëtarësimit. Reforma e administratës publike do të jetë një nga faktorët përcaktues të integrimit. Shqipëria ka miratuar një udhërrëfyes realist dhe ambicioz dhe përcakton hapat më të rëndësishëm që shërbimi civil të jetë në lartësinë e detyrës që e pret. BE nuk po rri ulur e pret që këto reforma të bëhen, por BE po ndihmon në realizimin e tyre”, tha Gonzato.

“Dje përmbyllëm një projekt trajnimi tremujor në BE të administratës. Një pjesë ishin nga niveli lokal. E kemi thënë që 70% e legjislacionit të BE do duhet të zbatohet në nivelin lokal”, përfundoi Gonzato.

Më të lexuarat