BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x
BREAKING NEWS

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi Ramën, ja çfarë pritet të ndodhë

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi
x
BREAKING NEWS

Tragjedia/ Nuk arriti kurrë ta takonte foshnjën, ja fjalët e fundit të 35-vjeçares para se të vritej nga burri: Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte…

Tragjedia/ Nuk arriti kurrë ta takonte foshnjën, ja fjalët e
x
BREAKING NEWS

"Policia e dinte për...", familjari i gruas së vrarë zbardh detaje të reja nga ngjarja tronditëse

"Policia e dinte për...", familjari i gruas së vrarë
x

Politike

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha

Shtohen zërat dhe dyshimet se Rusia ka financuar para në Shqipëri, shumica e të cilave, thuhet se kanë shkuar në arkat e mediave dhe partive politike, por edhe në disa xhepa politikanësh dhe zyrtarësh të lartë shqiptarë. “Zëri i Amerikës”, zbuloi pak ditë më parë se Moska ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, përfshirë Shqipërinë, që nga viti 2014 dhe Presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën, sipas një zyrtari të lartë amerikan. Vetëm ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim u shpreh dy ditë më parë në Shqipëri ka media të cilat financohen nga fondet ruse dhe kineze. Ndërkohë që “Foltorja” e udhëhequr nga Berisha drejton gishtin nga ish-kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, të cilin e akuzon se kur ishte në krye të PD ka marrë para nga rusët. Por në kulmin e këtyre debateve, dje mediat malazeze kanë shkuar edhe më tej, duke i “hedhur benzinë zjarrit” të debatit, ndërsa kanë zbuluar detaje tronditës, teksa shkruajnë se personi që financohet nga Moska në Shqipëri është ish-kryeministri Sali Berisha. Mediat e Malit të Zi kanë zbuluar dje detaje të hollësishme të operacionit që prej ditësh po vepron në Mal të Zi, ku u arrit të kapej një fole e rrezikshme e spiunazhit rus. Sipas gazetës së Podgoricës ‘Pobjeda’, kjo fole ishte edhe operative, por edhe një “bankë” nga ku ndaheshin paratë për të vepruar në shtete të tjera të Ballkanit, si Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Shqipëri e Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq, ‘Pobjeda’, bën të ditur se kjo fole nuk kishte lidhje me Beogradin, pasi në këtë vend që është i afërt me Rusinë, çdo lëvizje e bënte ambasada e Rusisë. Mirëpo, ‘Pobjeda’, në shkrimin e saj, bën të ditur edhe raportin e shërbimeve amerikane mbi influencën ruse në politikën e Malit të Zi, Bosnjës dhe Shqipërisë. E çuditërisht, “Pobjeda”, thekson se njerëzit e kontaktit të Moskës në Ballkan janë Milorad Dodik dhe Sali Berisha. Këtë e thotë në mënyrën më implicite të mundshme. Pra, në kulmin e debateve që kanë mbërthyer Shqipërinë, ku Partia Socialiste dhe gjysma e Partisë Demorkatike që drejtohet nga Sali Berisha, akuzojnë Lulzim Bashën se ka marrë para nga rusët, në skenë del kreu i “Foltores”.

Ja kush është oligarku rus që mbështet Berishën

Ndërkohë gazeta malazeze thekson ndër të tjera se miliarderi rus, Konstantin Malofejev është ai që ka shpërndarë para në Mal të Zi, Bosnjë dhe Shqipëri. Ndërsa SHBA, ndërkaq ka bërë të ditur se shefi i operacionit për trazirat në Ballkan ka qenë Oleg Deripaska një oligark rus, si dhe ekzekutori ishte Viktor Alexeyevich Boyarkin një oficer në rezervë i shërbimit sekret ushtarak GRU. SHBA theksonte në raportin e saj se Boyarkin vepronte në emër të Deripaskës me 15 anëtarë të tjerë të GRU, që tentuan të rrëzojnë qeverinë e Malit të Zi, ku armët i blenë në Shkodër. Po kuh është miliarderi rus, Konstantin Malofejev që i ka dhënë para Sali Berishës? Kështu, mediat shkruajnë se Konstantin Valeryevich Malofeev (rusisht: ?????????? ?????????? ???????? ) është një biznesmen rus dhe kryetar i organizatës joqeveritare promonarkizmit Shoqëria për Zhvillimin e Arsimit Historik Rus, Shqiponja Dykrenare. Ai është kryetar i bordit të drejtorëve të grupit mediatik Tsargrad kushtuar Krishterimit Ortodoks Rus dhe mbështetjes së Presidentit Vladimir Putin . Ai është gjithashtu një themelues i fondit ndërkombëtar të investimeve Marshall Capital Partners, anëtar i bordit të besuar të partneritetit jofitimprurës Safe Internet League dhe kryetar i Fondacioni i Bamirësisë Shën Vasili i Madh . Ai ka qenë në listën e sanksioneve personale të vendosura nga SHBA, BE dhe Kanada që nga viti 2014. Në vitin 2017, Ukraina e vendosi Malofeev në listën e kërkimit ndërkombëtar, duke e akuzuar atë për krijimin e grupeve të paligjshme paraushtarake. Pra, përvese ka financuar Berishën, Konstantin Malofejev ka një të përbashkët me kreun e “Foltores”, pasi njësoj si ai është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës qysh 8 vite më parë. Megjithatë, mbetet të shihet se çfarë qëndrimi do të mbajë Berisha rreth këtij lajmi tronditës.

Më të lexuarat