BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë: Ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Ministria e Shëndetësisë: Ja si paraqitet situata epidemiologjike
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha përballet me surprizën e pakëndshme rrugës për në Korçë, ndërhyn urgjent policia

Lulzim Basha përballet me surprizën e pakëndshme rrugës
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha tregon "postin" që ka marrë Yuri Kim në PD: Në emër të gjithë shqiptarëve mos…

Sali Berisha tregon "postin" që ka marrë Yuri Kim në
x
BREAKING NEWS

Ndryshime të reja në qeveri, zbardhet vendimi i fundit

Ndryshime të reja në qeveri, zbardhet vendimi i fundit
x
BREAKING NEWS

“Bombë” infektimesh nga Omicron në këtë qytet në Shqipëri, mjekja jep alarmin: Përveç variantit të ri, po qarkullon edhe...

“Bombë” infektimesh nga Omicron në këtë qytet
x
BREAKING NEWS

KLSH kallëzon në SPAK 8 punonjës të ‘Shëndetësisë’

KLSH kallëzon në SPAK 8 punonjës të
x
BREAKING NEWS

‘Tërmet’ në PD, Lulzim Basha i jep postin e rëndësishëm Roland Bejkos

‘Tërmet’ në PD, Lulzim Basha i jep postin e
x
BREAKING NEWS

“Nuk jeni ishull i pavarur”, Manja prezanton drejtorin e Shërbimit të Provës dhe i jep urdhrat e prerë: Nuk jeni të paprekshëm, porosia ime një dhe e vetme!

“Nuk jeni ishull i pavarur”, Manja prezanton drejtorin e
x

Politike

Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, KED kualifikon edhe dy emra të tjerë, hapet rruga për Albert Demirnelin dhe Alket Jaupin

Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, KED kualifikon edhe dy emra të

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka hedhur dje një tjetër hap shumë të rëndësishëm për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Pas kualifikimit të Ervin Karamuços, ditën e djeshme është bërë kualifikimi i dy kandidatëve Albert Demirneli dhe Alket Jaupi nga radhët e Gjykatës së Lartë. KED mbajti dje mbledhjen e radhës për të shqyrtuar dosjet e emrave në fjalë dhe anëtarët konkluduan se ata i plotësojnë kushtet. “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi edhe mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi: Lejimin e kandidimit dhe vijimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të: Z. Albert Demirneli, për vendin vakant të Z. Fatmir Hoxha. Z. Alket Jaupi, për vendin vakant të Z. Fatmir Hoxha. Vendimet e plota dhe të zbardhura do të publikohen të arsyetuara në faqen zyrtare web të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi”, thuhet në njoftimin e KED. Gjithashtu, KED vendosi të vijojë me prezantimin e raportit të kandidatit Sandër Beci, ditën e premte, datë 03.12.2021. Javën e parë u shqyrtuan 3 kandidatura ku u vendos kualifikimi i Ervin Karamuços dhe u skualifikuan Zj. Zhaklina Peto, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha dhe Z. Fatmir Hoxha; Zj. Helena Papa, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha dhe Z. Fatmir Hoxha.

Zhbllokimi i ngërçit

Gazeta prej disa muajsh ka ngritur shqetësimin se pavarësisht punës së KED me kandidaturat, mund të krijohen ngërçe me emërimet. Gjykata e Lartë duhet të plotësojë 3 vakanca në Gjykatën Kushtetuese dhe pasi të bëjë renditjen KED të të gjithë emrave që kualifikohen do dërgojë listën. Por që Gjykata e Lartë të bëjë votimin duhet që të ketë së paku gjysmën e anëtarëve të përcaktuar në ligj ose më saktë 10 të tillë. Sot kjo gjykatë ka vetëm 9 emra. “Kryetari i Gjykatës së Lartë thërret mbledhjen e posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Mbledhja është e vlefshme nëse marrin pjesë jo më pak se një të dytat e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Lista me kandidatët u bëhet e njohur më parë të gjithë pjesëmarrësve në mbledhje”, thuhet në ligj. Por gazeta ka mësuar se mund të futet në lojë përcaktimi i nenit 4. Sipas tij, nëse nuk arrihet kuorumi i nevojshëm kandidati i pari në listë quhet i miratuar. “Për çdo vend vakant votohet për secilin nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës. Kandidati që merr tri të pestat e votave të gjyqtarëve të pranishëm shpallet i zgjedhur. Nëse nuk arrihet shumica e nevojshme, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi konsiderohet i zgjedhur”, thuhet në ligj. Kur u bënë emërimet nga Presidenti dhe Kuvendi u shkel parimi i 3 emrave për çdo vakancë. Sinjalet janë se pasi KED të bëjë renditjet, kush vendoset i pari mund të quhet i miratuar.