
Frrok Çupi: This is why SPAK is not arresting Sali Berisha, how will the former prime minister go to handcuffs and what behind the scenes are hidden behind Argita's appearance on the stage

Fatos Klosi sheds light on the "black file" of Sali Berisha: Here's how he has escaped arrest so far, his crimes in '97-'98, the secrets behind the murder of Azem Hajdari, the planning of the execution of 4 protesters on January 21 and why will not lea...

The well-known analyst Kastriot Aliaj unmasks Sali Berisha, from the meetings with the Serbian murderer Arkan, to the intrigues, bargains, insults, frauds, crimes and his family corruption, how he stole 1.6 million dollars from the state coffers in coo...

Other "bombshell" interceptions from "Sky" and "EncroChat" are unraveled, who are the crime bosses who were involved in a sensational murder in the capital, SPAK ready the arrest warrants, the "shaking" of the police dome is warned

This is how McGonigal is being analyzed by American justice before he goes to trial for his two criminal cases, what will come out of the mouth of the former FBI agent about Prime Minister Rama, from visits to Tirana, meetings and even secret conversat...

A fight breaks out within the anti-American gang, Berisha "fires" Bardhi as the head of the group and calls him a mere deputy, the former General Secretary of the DP ignores the Re-establishment Assembly

Spartak Ngjela announces shocking news from SPAK about Sali Berisha: Here is what is hidden behind the chaos caused by the former prime minister in the Assembly

Here is the tape where Sali Berisha was recorded, who brought about all the murders in Tropoja, how SPAK will finally "bury" the former prime minister with the investigations in the "Haklaje" file, Romeo Kara reveals the hard details

"The USA will not allow an Association like Republika Srpska", Ambassador Hovenier: Kosovo's steps to de-escalate the situation, insufficient

Written by SOT.COM.AL 21 Shtator 2023

The American ambassador in Pristina, Jeffrey Hovenier, has stated that the United States expects both Kosovo and Serbia to implement all the obligations and commitments undertaken with the Ohrid Agreement for the normalization of relations. According to him, Kosovo should start moving forward the Association of municipalities with a Serbian majority and "this should be among the first steps". "We believe that it should be fully in line with the current Constitution of Kosovo. We believe that it should be fully in line with the decision of the Constitutional Court. We do not believe that there should be executive authorities or powers", says Hovenier.
The American ambassador adds that Serbia seems to have a different vision, but this, according to him, "does not mean that Kosovo cannot advance an association that addresses the concerns of the Serbian community in Kosovo." "Serbia may ask for more, but, at the end of the day, this is what the United States and the international community are prepared to see as acceptable," says Hovenier.
He expresses the hope that the Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, will work with the representatives of the European Union towards this "strategic goal". If you don't, says Hovenier, there will be consequences. "We are very committed to seeing the progress of Kosovo, but we cannot be more interested than the Government of Kosovo", says Hovenier. The American ambassador also emphasizes that the European mediators of the Kosovo-Serbia dialogue enjoy "strong confidence" from the USA.
Last week, Kosovo and Serbia held talks in Brussels, but did not make any progress. From the US perspective, is any party more to blame for this?
Jeffrey Hovenier: You probably saw our public statement after the meeting of the two leaders – facilitated by the European Union – on September 14. And, from the State Department, we have expressed our disappointment that there has been no progress. You know, we, to a large extent, support the dialogue facilitated by the EU and we support the conclusions of the facilitators – in this case, the High Representative [of the EU, Josep] Borrell and the Special Representative of EU [Miroslav] Lajcak.
There are a number of facts here. The fact is that a meeting was held, difficult discussions were held, efforts were made to reach an agreement on a sequenced plan for the implementation of the Ohrid Agreement. I want to be clear that – from the US perspective – we expect both parties to fully implement all their obligations and commitments, undertaken in Ohrid, and with the Implementation Annex [of the agreement].
As the high representative, Borrell, said in the statement to the media at the end of the day, he drew a compromise, which Serbia finally accepted and Kosovo did not. This is unfortunate. Our hope is that the Government of Kosovo will also find a way to work with the EU [dialogue] facilitators, to find a common way forward.
Por, çfarë ka ndodhur të enjten? Pse Qeveria [e Kosovës] nuk ka mundur ta gjejë atë rrugë të përbashkët?
Jeffrey Hovenier: Është e vështirë të përgjigjem, nuk kam qenë atje dhe nuk ka pasur zyrtarë amerikanë, të pranishëm në atë rund [bisedimesh]. Nganjëherë, e kemi një pasqyrë më të mirë. Andaj, nuk mund t’i përgjigjem pyetjes.
Me sa kam kuptuar, Qeveria e Kosovës i ka pasur disa shqetësime specifike për kohën e nisjes së një procesi të besueshëm për negocimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Dhe, ka qenë kërkesë e SHBA-së dhe pritje e SHBA-së nga Qeveria e Kosovës që ajo punë të fillojë dhe të fillojë shumë shpejt. Është një element urgjent i zbatimit të [Marrëveshjes] së Ohrit.
Tani sërish, dua të jem i qartë, ne presim që të dyja palët t’i zbatojnë plotësisht të gjitha detyrimet dhe angazhimet e tyre me Marrëveshjen e Ohrit dhe Aneksin e zbatimit. Por, nuk është sekret që kemi kohë që e themi se një nga këto angazhime është çuarja përpara e Asociacionit. Kjo, sidomos, duhet të ecë përpara me njëfarë urgjence të vërtetë. Kjo është shpresa jonë.
Cili është mendimi i SHBA-së për radhitjen e hapave të zbatimit të planit? A po i kërkohet Kosovës tani ta themelojë Asociacionin fillimisht dhe pastaj ta sigurojë njohjen de facto nga Serbia, apo këto të dyja duhet të bëhen në të njëjtën kohë? Kjo ishte pjesë e planit që, në fakt, kryeministri [i Kosovës] e prezantoi të enjten – që fillimisht të ketë njohje de facto dhe pastaj Asociacioni…
Jeffrey Hovenier: Nëse dëgjoni me vëmendje atë që ka thënë përfaqësuesi i lartë, Borrell, pas takimit… Ai ka thënë se, si rrugë përpara, ka sugjeruar dy pista paralele. Nevoja për të ecur urgjentisht përpara me një proces të besueshëm për hartimin e statutit të Asociacionit, është një pjesë e kësaj. Dhe, kjo është gjëja kryesore që ne ia kemi kërkuar Kosovës, gjëja më e vështirë por gjëja kryesore që ia kemi kërkuar Kosovës në lidhje me zbatimin e [Marrëveshjes] së Ohrit. Por, në të njëjtën kohë, paralelisht, do të punohej në këto gjërat politike, në zbatimin e angazhimeve për normalizimin e marrëdhënieve.
Për një vëzhgues të jashtëm, kjo duket si një gjë e arsyeshme, procese paralele, pista paralele. Duhet të jepni pak dhe të merrni pak. Dhe, ne do të mund të shpenzonim shumë kohë në atë se kush bën çfarë, kur saktësisht dhe me çfarë rendi… Por, le të jemi të sinqertë, në fund të fundit, të dyja gjërat duhet të ndodhin. Kosova duhet të fillojë ta çojë përpara Asociacionin.
Pra, kjo duhet të jetë gjëja e parë?
Jeffrey Hovenier: Kjo duhet të jetë ndër hapat e parë. Kjo është ajo që ne e kemi thënë për një kohë të gjatë. Ka një urgjencë për këtë. Ne, gjithashtu, kërkojmë që Serbia t’i përmbushë angazhimet e saj, sipas Marrëveshjes së Ohrit.
Por, [kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti nuk pajtohet me këtë…
Jeffrey Hovenier: E di që kryeministri Kurti, natyrisht, nuk e ka pranuar propozimin që ka nxjerrë në tryezë përfaqësuesi i lartë [Josep Borrell]. Nga këndvështrimi ynë, kjo është për të ardhur keq. Është edhe një mundësi për mua të them diçka, sepse kam parë shumë shqetësime dhe kritika për lehtësuesit e Bashkimit Evropian. Duhet të them se, nga këndvështrimi i SHBA-së, nuk pajtohemi me këto kritika. Ky nuk është vlerësimi ynë i rrethanave.
Mirosllav Lajçak gëzon besim të fuqishëm nga Bashkimi Evropian. Ai e ka dhënë një deklaratë për këtë, dy ditë më parë, si dhe për përfaqësuesin e lartë. Ai gëzon besim të fuqishëm edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne kemi punuar me të në kontekste të tjera, kemi punuar me të këtu. Më duhet të them se ne nuk vlerësojmë se ai çon përpara kërkesat e Serbisë, ose është duke u komprometuar në njëfarë mënyre.
Ne e shohim si një diplomat shumë të aftë, kompetent, që bën përpjekje për të gjetur një rrugë përpara, që është në gjendje të arrijë marrëveshje nga dy palë shumë, shumë të kundërta, për një sërë çështjesh të ndjeshme. Dhe, ne e përgëzojmë për punën e tij.
Por, duke pasur parasysh atë që thatë, se SHBA-ja mbështet BE-në, Borrellin dhe Lajçakun, megjithatë Kurti mendon se Mirosllav Lajçak po ia mban anën Beogradit dhe tha se ai është i njëanshëm, nuk është neutral dhe jo i drejtë. Çfarë ndodh nëse kryeministri Kurti vendos që të mos bashkëpunojmë më me zotin Lajçak?
Jeffrey Hovenier: Nuk më pëlqen t’u përgjigjem pyetjeve hipotetike. Shpresa ime dhe pritjet e mia janë që Qeveria e Kosovës do të punojë me përfaqësuesit e emëruar të BE-së që sërish të arrijnë së bashku këtë synim strategjik.
Sërish, pse e kemi Ohrin? Nga perspektiva e SHBA-së, i gjithë qëllimi i kësaj manovre për të përmbushur një vizion, një vizion për të parë Kosovën më të integruar dhe krejtësisht të integruar në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Kjo nënkupton që Kosova të lëvizë drejt BE-së, drejt NATO-s, nënkupton trajtimin e disa prej këtyre pengesave që dolën gjatë rrugës në të kaluarën. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është përmes përparimit në dialog.
SHBA-ja mbështet normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është ajo se çfarë do të duhej të bëjë Marrëveshja e Ohrit, si një hap shumë i rëndësishëm drejt synimit tonë më afatgjatë – njohjes së ndërsjellë.
Por, ne mendojmë se kjo është ajo çfarë mund të arrihet tani. Dhe, kjo duhet të ndodhë sepse pa të, rruga e Kosovës drejt Evropës është e kufizuar. Kam sjellë me vete deklaratën e BE-së që është publikuar dy ditë më parë. Është një pjesë që besoj se është e rëndësishme të theksohet. Në paragrafin e fundit ata thonë se “BE-ja ua rikujton palëve se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë shkon nëpërmjet dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe nëpërmjet normalizimit të raporteve të tyre.
Të dyja palët rrezikojnë të humbasin mundësinë për të bërë përparim në rrugët e tyre evropiane”.
Ne pajtohemi plotësisht me këtë. Ne e shohim dialogun si mënyrë [të ecjes] përpara.
Asociacioni, “nuk duhet të ketë kompetenca apo fuqi ekzekutive”
Pra, për t’iu kthyer pyetjes suaj, shpresa jonë është që Qeveria e Kosovës të shohë këtë mundësi strategjike dhe të gjithë ne që jemi të përfshirë, të gjejmë një mënyrë për të gjetur një rrugë të përbashkët përpara – që rezulton me zbatimin e plotë nga të dyja palët të të gjitha obligimeve dhe zotimeve të tyre që dalin nga kjo marrëveshje. Dhe, për Kosovën, njëra prej obligimeve më të rëndësishme është që të lëvizë përpara me një proces të besueshëm për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kur jemi te kjo çështje, dua të them diçka që – se unë e kuptoj plotësisht – ne i kuptojmë plotësisht shqetësimet nga shumë [pjesëtarë] në Qeverinë e Kosovës se një Asociacion mund të përfundojë si diçka që ka efekt negativ, për të mos thënë shkatërron funksionet efektive të shtetit. Dua të them – e kam thënë edhe më parë, por e shfrytëzoj çdo mundësi që ta them sërish – dua të jem i qartë për vizionin e SHBA-së sa i përket Asociacionit.
Ne besojmë se ai duhet të jetë krejtësisht në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës. Besojmë se duhet të jetë krejtësisht në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016. Ne nuk besojmë se duhet të ketë kompetenca apo fuqi ekzekutive. Ne mendojmë se duhet të ketë përputhje me zotimet e bëra nga BE-ja – letra e Mogherinit.
Ne i kemi thënë të gjitha këto përmes një dokumenti publik që është nënshkruar nga këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, dhe nga zëvendësndihmëssekretari dhe i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Unë e kam thënë këtë disa herë.
Ne shpresojmë se do të ketë një lloj niveli të besimit, ne po e mbështesim këtë proces dhe kur e themi këtë, e themi përnjëmend. Dhe, kjo është e vërtetë.
Ne do të punojmë me Qeverinë e Kosovës dhe të tjerët që të sigurohemi se kjo gjë, që ne besojmë se është e nevojshme, është një mjet i rëndësishëm për t’iu përgjigjur shqetësimeve të komunitetit etnik serb të Kosovës, por që bëhet në një mënyrë që nuk ka këto efekte negative, që duket se janë shumë shqetësuese për Qeverinë [e Kosovës].
Ju besoni, Qeveria e Kosovës beson, BE-ja beson se duhet të themelohet në linjë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por, Serbia nuk beson kështu.
Jeffrey Hovenier: Pajtohem se duket që Serbia ka një vizion të ndryshëm, por kjo nuk nënkupton që Kosova nuk mund të lëvizë përpara me Asociacionin që adreson shqetësimet e komunitetit etnik serb në Kosovë apo ia përmirëson statusin, dhe të njëjtën kohë të jetë besnike ndaj të gjitha këtyre kufizimeve që unë sapo përmenda. Këtë po ia kërkojmë Kosovës.
E, çfarë ndodh nëse Serbia nuk e pranon një gjë të tillë dhe kërkon më shumë?
Jeffrey Hovenier: Epo, Serbia mund të kërkojë më shumë, por në fund të ditës kjo është ajo që SHBA-ja dhe komuniteti ndërkombëtar janë të gatshëm të shohin si të pranueshme.
Cilat janë garancitë se Asociacioni në një pikë nuk do të përfundojë sikurse një Republika Sërpska?
Jeffrey Hovenier: Besoj se duhet të ketë një lloj besimi në SHBA-në dhe në zotimet që ne kemi bërë se ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë. Ne jemi pajtuar që të mos ndodhë ashtu dhe jemi serioz për këtë.
Po ashtu, dua të di mendimin tuaj nëse po shtyhet përpara themelimi i Asociacionit që komuniteti serb në Kosovë të fitojë më shumë të drejta apo është një lëvizje më e madhe nga Perëndimi që të sigurohet se Serbia është e kënaqur dhe të tentohet të krijohet një distancë më e madhe mes Serbisë dhe Rusisë?
Jeffrey Hovenier: Unë mund të flas për motivimet e mia. Kam shpenzuar shumë vite të jetës sime duke punuar në pjesë të ndryshme të kësaj enigme, Kosovës. Kam shërbyer me Martti Ahtisaarin, në kohën kur po zhvillohej Plani i Ahtisaarit, kam punuar me William Walkerin kur kam qenë pjesë e misionit tonë të OSBE-së, kam punuar në Kosovë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në kohën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mori vendimin.
Ajo çfarë më motivon mua është që të sigurohem që kjo Qeveri është e mjaftueshëm e hapur për këtë çështje shumë të ndjeshme, pra për komunitetin etnik serb në Kosovë që ai të mund të jetë në gjendje të ushtrojë të drejta në përputhje me ligjet e Kosovës, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Është e rëndësishme që atyre t’u jepet një hapësirë që ta bëjnë këtë. Kjo e motivon SHBA-në.
Dhe, çka nëse kjo Qeveri nuk i përgjigjet kësaj [kërkese] dhe nuk bashkëpunon për Asociacionin?
Jeffrey Hovenier: Epo, prapë, kjo është pyetje paksa hipotetike. Kryeministri ka thënë se ai i kupton obligimet e Kosovës për themelimin e një Asociacioni. Aty ku gjërat duket se kanë ngecur tani, është pikërisht pyetja specifike se në çfarë rendi do ta zbatojmë një marrëveshje, për të cilën ne besojmë se është një marrëveshje shumë e rëndësishme për të dyja vendet. Shpresoj që kryeministri do ta kuptojë se ndoshta do t’i duhet ta bëjë këtë më herët sesa do të donte, që të mund t’i çojë përpara këto gjërat e tjera, por për të mirën e vendit.
Jeffrey Hovenier: Epo, atëherë mendoj se do të ngecim për pak kohë dhe do të ketë pasoja, por mendoj se duam ta shmangim atë.
A po e rishikojnë Shtetet e Bashkuara mbështetjen e tyre për Kosovën?
Jeffrey Hovenier: Kur them pasoja, nuk e kam fjalën për masa specifike. Po flas vetëm për mundësitë e humbura. Kështu që, unë nuk e di se si Shtetet e Bashkuara do të mund ta ndryshonin mbështetjen e tyre për Kosovën në lidhje me përkushtimin tonë ndaj popullit të Kosovës dhe idesë së Kosovës si një shtet sovran, i pavarur, demokratik dhe multietnik. Dhe, sigurisht, ne shpenzojmë kaq shumë kohë dhe përpjekje për ta avancuar këtë vizion që Kosova të jetë ajo që është – një shtet me madhësi të vogël ose të mesme i Ballkanit Perëndimor që është plotësisht i integruar në strukturat evropiane dhe euroatlantike.
Vizioni ynë për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe, nuk mund të realizohet pa qenë pjesë e kësaj edhe Kosova. Dhe, për këtë arsye ne kemi bërë kaq shumë përpjekje. Kështu e shohim ne.
Duke iu rikthyer Asociacionit, di që zotëri [Gabriel] Escobar, në dhjetor, përmendi mundësinë e kërkimit të partnerëve alternativë për krijimin e Asociacionit. A janë Shtetet e Bashkuara ende në kërkim të tyre?
Jeffrey Hovenier: Mendoj se ajo që donte të thoshte zoti Escobar ishte që, nëse Qeveria nuk dëshiron të sjellë ide, ka grupe të shoqërisë civile dhe të tjerë që munden dhe do ta bënin. Mendoj se, në fund të fundit, të gjithë e kuptojmë që vetëm Qeveria e Kosovës mund të parashtrojë dispozita që Qeveria e Kosovës do t’i pranojë dhe zbatojë.
Ne flasim me shumë partnerë në mënyra të ndryshme se cilat janë disa ide se si mund ta bëni këtë, si mund t’u përgjigjeni shqetësimeve të komunitetit etnik serb në një mënyrë që është në përputhje me këto mburoja që përmenda: Kushtetutën, vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjitha të tjerat. Ka shumë ide kreative. Kështu që, unë mendoj se kjo ishte ajo që ai donte të thoshte.
Nëse lidershipi i Kosovës vazhdon në këtë rrugë siç veproi të enjten, a mund të ketë një pikë ku mund të ketë një dëmtim të përhershëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara?
Jeffrey Hovenier: Kjo është një pyetje e vështirë për t’iu përgjigjur. Dhe përsëri, kjo është një pyetje pak hipotetike. Ajo që do të thosha është se ne duam ta shohim një partneritet të mirë me këtë Qeveri duke ecur përpara me një agjendë të përbashkët. Të dy duam ta shohim Kosovën ta zërë vendin e saj në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Ne, Shtetet e Bashkuara, besojmë se kjo mund të arrihet vetëm përmes përparimit në dialog.
Dhe, unë mendoj se edhe Qeveria pajtohet me këtë, por kemi ngecur pak për mënyrat më të mira për ta bërë këtë në rrugën përpara. Pra, ajo në të cilën ne po përpiqemi të përqendrohemi – dhe ajo që unë besoj se Mirosllav Lajçaku dhe Josep Borrelli dhe të tjerët po përpiqen të fokusohen – është se si ta bëjmë këtë në një mënyrë që… sepse kemi dy palë që negociojnë… si ta bëjmë këtë në një mënyrë që t’u mundësojë të dyja palëve të kenë pak nga ato që po kërkojnë, pak nga ato që duan, por që është e kënaqshme për të ecur përpara.
Jeffrey Hovenier: Ne jemi diplomatë. Kështu që, unë mendoj që një nga cilësitë e një diplomati të mirë është durimi strategjik.
Do të kaloja pak në veri dhe do të flisja për veriun. Sipas jush, a ka ndodhur shtensionimi [i situatës] në veri?
Jeffrey Hovenier: Epo, ka pasur njëfarë shtensionimi, por sërish, nëse mund ta citoj deklaratën e BE-së, me të cilën jemi plotësisht dakord… ajo thotë shumë qartë se ka pasur hapa, por që hapat e ndërmarrë deri më tani janë të pamjaftueshëm dhe situata e sigurisë në veri mbetet e tensionuar. Mendoj se ky është një pasqyrim i saktë i situatës tani.
Ne mirëpresim hapat fillestarë të ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës për të bërë disa nga gjërat që kishim kërkuar nga Qeveria e Kosovës të bënte për të ndihmuar në uljen e tensioneve në veri. Por, ne nuk besojmë se tensionet janë ulur plotësisht dhe as Qeveria nuk ka ndërmarrë të gjitha veprimet që BE-ja dhe ne, fillimisht, i kërkuam t’i ndërmarrë.
Pra, kjo është ende një punë në progres. Mund të bëhet më shumë dhe ne jemi thellësisht të shqetësuar për veprime të tjera që mund të rrisin përshkallëzimin. Kështu, deklarata e BE-së u referohet shqetësimeve që kemi në lidhje me dëbimet nga ndërtesat publike, çuarjen përpara të shpronësimit të tokës dhe gjëra të tjera që mund ta bëjnë këtë më të vështirë dhe t’i rrisin tensionet. Ashtu siç kemi shprehur kritika për disa nga veprimet e ndërmarra nga Serbia, që kanë rritur, gjithashtu tensionet, disa nga këto [janë] kërcënimet ndaj policëve, të cilët po bëjnë çmos për ta mbështetur Qeverinë e Kosovës dhe përgjegjësitë e saj për të zbatuar sundimin e ligjit në veriu.
Çfarë tjetër prisni të ndodhë në veri për një shtensionim të plotë?
Jeffrey Hovenier: Për ta arritur shtensionimin?
Jeffrey Hovenier: Epo, mendoj se është mirë t’i kthehemi asaj që kemi kërkuar gjatë gjithë kohës dhe asaj që përshkruhej në deklaratën fillestare të BE-së. Mendoj se ishte 3 qershori.
Ne kërkuam që Policia e Kosovës të mos veprojë më në afërsi të objekteve komunale. Kërkuam që kryetarët e komunave të punojnë nga lokacione alternative – Disa e kanë bërë, disa jo. Dhe, ne kërkuam që zgjedhjet e reja të caktohen mjaft urgjentisht dhe ne kërkuam që serbët të marrin pjesë në ato zgjedhje pa kushte.
Mirë, atëherë si parashikoni të zhvillohen këto zgjedhje?
Jeffrey Hovenier: Kjo është një pyetje e mrekullueshme. Për momentin nuk kam përgjigje. Qeveria e Kosovës ka vendosur një kornizë ligjore që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve. Dhe, ne e vlerësojmë këtë dhe e mirëpresim. Unë do të them, gjithashtu, se ka një diskutim… Procesi që është vënë në vend, që kërkon që një përqindje e votuesve të regjistruar ta nënshkruajnë një peticion që më pas kërkon një lloj referendumi për shkarkim dhe më pas kërkon një lloj votimi… Ndonëse e ligjshme dhe e mundshme, është komplekse. Dhe kështu, siç tha kolegu im, Gabriel Escobar, ekziston edhe mundësia që kryetarët e komunave vetëm të japin dorëheqje.
Ne e dimë se edhe kjo shkakton zgjedhje të reja, sepse kjo është ajo që shkaktoi zgjedhjet e mëparshme. Unë do të thosha se nuk e di se si do të jetë procesi. Dhe, gjithashtu, do të thosha se zgjedhjet marrin kuptim kur e dimë se serbët do të marrin pjesë. Siç e thashë, një nga dëshirat e shprehura të BE-së në deklaratën e saj të fundit. Dhe, një nga gjërat që kemi thënë edhe ne është se qëllimi i zgjedhjeve është t’i shtensionojë tensionet në veri. Kjo ndodh vetëm nëse serbët marrin pjesë.
Pra, një nga gjërat që ne po kërkojmë, gjithashtu, është që serbët në veri ta pranojnë. Ata jetojnë në Kosovë. Ata janë qytetarë në sistemin juridik të Kosovës. Ata duhet të marrin pjesë në proceset demokratike për t’u siguruar që të drejtat e tyre avancohen dhe respektohen.
Këtë e prisnit edhe në prill. Ata nuk e bënë.
Jeffrey Hovenier: Ne u kërkuam atyre. Ata bënë zgjedhjen që të mos [merrnin pjesë në zgjedhje] dhe për fat të keq ne kemi rezultatin që kemi tani.
Pra, a do të varej shtensionimi tani edhe nga vendimi i tyre nëse do të votojnë apo jo?
Jeffrey Hovenier: Epo, mendoj që në aspektin praktik, po. Situata do t jetë më pak e tensionuar. Do të ketë më pak, e dini… do të jetë një ambient më pak i tensionuar nëse zgjedhjet komunale mbahen me pjesëmarrjen e serbëve dhe qytetarët në veri ndihen sikur përfaqësohen nga institucionet politike. Në një kuptim praktik, po.
Ambasador, edhe përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, dhe Departamenti i Shtetit thanë se koha po mbaron. A munden Kosova dhe Serbia ta rrezikojnë vëmendjen ndërkombëtare në të ardhmen me procese të ardhshme zgjedhore, si në BE, ashtu edhe në SHBA?
Jeffrey Hovenier: Besoj se, aktualisht, jemi në një moment që u jep mundësi reale edhe Kosovës edhe Serbisë për të ecur përpara dhe për të lënë prapa disa nga gjërat që i kanë penguar trajektoret e tyre të ndërsjella. Dhe, unë mendoj se ai moment nuk është i pafund. Ka një sërë gjërash që mund ta kufizojnë atë moment. Disa janë procese zgjedhore në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Disa janë, gjithashtu, vetëm shkalla në të cilën ne arrijmë të bëjmë përparim përpara se pikat e ndezjes dhe dhuna t’i kapërcejnë rrethanat.
And so, again, our advice here in Pristina to the Government of Kosovo, for which I am responsible, is to take advantage of this opportunity, which is not infinite. Move urgently, constructively, into dialogue. See the dialogue for what it is - an opportunity to reposition your relations with Serbia and further advance your integration into European and Euro-Atlantic structures. And, patience will not be limitless to take advantage of this opportunity or to make significant efforts by high-level political people to move this forward.
We are very committed to seeing Kosovo forward, but we cannot care more than the Government of Kosovo./Rel
Most read


"It will go with several large files"/ Will there be a dialogue about Albania? The well-known journalist discloses the details that are expected to be discussed in the Erdogan-Mitsotakis meeting

The murder of Liridona/ President Vjosa Osmani makes a strong appeal: We must fight persistently against the non-normalization of violence

About 21 thousand families in need in Kosovo, the government allocates 5 million euros for heating

Elections in Serbia/ American Ambassador Hovenier makes it clear to Belgrade: Kosovo has the right to determine its conditions

Belgrade's positioning towards the EU and Russia, the German minister 'slaps' Serbia: You can't sit on two chairs

"Kiriakos, my friend, we will not threaten you if you don't do it either"/ Erdogan clear messages to the Greek Prime Minister a few hours before the visit to Athens

The crisis with Aleksandar Vucic, this is why Ivica Dacic cannot become the prime minister of Serbia, experts reveal what will happen after the elections

The gun "jumps", it is reported to injure...

Panic in the neighboring country, hit by a powerful earthquake, that's the magnitude
