BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin
x
BREAKING NEWS

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh
x
BREAKING NEWS

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama,
x
BREAKING NEWS

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po
x
BREAKING NEWS

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet
x
BREAKING NEWS

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat
x

Sport

Reali tentoi deri në fund Vlahoviçin, merkatoja në Spanjë mbyllet pa zhurmë

Reali tentoi deri në fund Vlahoviçin, merkatoja në Spanjë

Mund të kishte qenë goditja e dimrit, por mbeti thjesht një përpjekje e pasuksesshme ajo e Realit të Madridit për sulmuesin e Juventusit, Dushan Vlashoviç.

Me kaosin e krijuar te Juventusi pas dënimit të marrë, Reali i Madridit bëri sondazhet e para në lidhje me serbin.

Mediat spanjolle pranë Realit bënë me dije se në zyrat e presidentit Perez, në orët e fundit të merkatos në Spanjë, emri i bomberit të Juventusit ka qenë në krye të listës. Ajo që ka bërë Realin të tërhiqet në fund ka qenë çmimi i kripur që do të duhej të paguante në arkat e Juventusit.

Bëhej fjalë për 70-80 milionë euro, të cilat Reali nuk ishte i gatshëm t’i shpenzonte në janar. Megjithatë, mediat madrilene nënvizojnë se në fund të ditës kjo mund të ketë qenë dhe një “lojë” e “Los Blancos” për të testuar pulsin e Juventusit. Një gjë është e qartë, sipas “AS”, se në verë Reali i Madridit do t’i futet seriozisht pistës që të çon te Dushan Vlahoviç.

ASNJË LËVIZJE – Ajo që habit me Realin e Madridit qëndron në faktin se klubi i bardhë nuk ka bërë asnjë lëvizje në merkaton e janarit. Në fakt pritej ndonjë largim, por në fund të gjithë kanë qëndruar në Madrid, edhe ata lojtarë, të cilëve u përfundon kontrata me klubin në mbyllje të sezonit.

SPANJA E VARFËR – Ndërsa në Angli bëhej nami deri në orën 00:00, merkatoja e janarit në Spanjë ka qenë mjaft e varfër.

Skuadrat kryesore në La Liga, Reali i Madridit, Barcelona, Sociedadi, Atletiko e Madridit, Vijarreali, Betisi kanë bërë një merkato minimaliste. Natyrisht bie në sy fakti se Barcelona dhe Reali nuk kanë afruar asnjë lojtar në janar. Katalanasit më së shumti janë fokusuar në rinovimin e kontratave me lojtarët ekzistues.

Nga katër skuadrat e para në La Liga, vetëm Atletiko ka pasur lëvizje të rëndësishme me afrimin e Depait nga Barcelona dhe largimin e Kunjës dhe Zhoao Feliksit drejt Premier Ligës.